Në kuadër të “Javës së feve”, që është një manifestim ndërfetar i organizuar në nivel zviceran nga IRAS-COTIS, më 3 nëntor 2013 Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës pati rastin të festojë trefish:

Me indinjatë të thellë e përjetuam rezultatin e referendumit të së dielës (29.11.2009), me çka ndalohet ndërtimi i mëtutjeshëm i minareve në Zvicër. Në vendin që në botë njihet për demokracinë, për vlerat humane, për neutralitet në politikën e jashtme dhe për respektimin e të drejtave të të gjithëve...

Më datë 22 janar 2012, në lokalet e xhamisë "Ikre'" në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan anëtarët e Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, që për rend dite kishin:

Projekti hulumtues studion dhe analizon diskursin islam të periudhës së pas 11 shtatorit 2001 lidhur me rolin e tij konstitutiv për strategji të reja vetëprezantuese dhe komunikuese të bashkësive diasporale muslimane në Zvicër. Pikënisja e analizës qëndron në pyetjen, sa dhe si ka ndikuar tematizimi dhe problematizimi i Islamit, që pas 11 shtatorit 2001 është vënë në qendër të debateve publike...

Që nga gushti i vitit 2010 në dy shkolla të Kreuzlingenit (Zvicër) fillon mësimi fetar edhe për fëmijët muslimanë të klasës së katërt fillore. Pas dy vitesh do të vijojnë nxënësit e klasës së 4 dhe të 5, kurse pas tri vitesh ata të klasës së 4, 5 dhe 6. Në krye të 3 viteve do të bëhet një vlerësim i arritjeve dhe do të vendoset për vazhdimin e mëtutjeshëm.

Depërtimi i Islamit në Zvicër shënohet të ketë ndodhur qysh para 1000 viteve, përmes maurëve berberë – muslimanë të Andaluzisë, të cilët zviceranët dhe historianët e tjerë i kanë quajtur “saracenë”. Në vitin 936 raportohet për pushtimin e dioqezës së Kurit (Chur), me ç’rast duhet të jetë shkatërruar selia e ipeshkvisë ...