Komisioni Federal kundër Racizmit KFR (Die Eidgenössische Komission gegen Rassismus [EKR]) brenda mandatit të saj merret me çdo formë të diskriminimit racor, ku bën pjesë edhe kufizimi apo diskriminimi në bazë të fesë. Qëllimi i kësaj kumtese është përshkrimi dhe prezantimi i marrëdhënieve të komunitetit shumicë me pakicën muslimane në vendin tonë...

Në referatin tim dëshiroj të raportoj mbi Islamin dhe muslimanët në Zvicër duke mos pretenduar se do të jem i plotë, nga arsyeja se njëherit do të përqëndrohem kryesisht në Zvicrën gjermanofone.

Më 26 shtator 2004 në Zvicër u votua për propozimet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë nga ana e gjeneratës së dytë dhe të tretë të të huajve. Siç edhe u prit, këto propozime nga shumica e votuesve u hodhën poshtë. Përveç polemikës dhe përhapjes së frikës nga disa qarqe politike djathtiste, për këtë rezultat negativ ka kontribuar edhe pasiviteti i vetë muslimanëve.

Sot në Zvicër jetojnë afro 310 000 muslimanë, të cilët përbëjnë 4.5 % të popullsisë së përgjithshme. Muslimanët e Zvicrës janë mërgimtarë nga vende të ndryshme: 42 % turq, 36 % ish-jugosllavë, 4 % afrikano-veriorë, 3 % libanezë, 15 % afrikanë, aziatë dhe amerikanë. Shumica e tyre (75 %) jetojnë në pjesën gjermanofone të vendit, kurse 14 % janë të vendosur në zonën frankofone të Zvicrës.

Krejt në fillim kam një gëzim të jashtëzakonshëm që sonte në emrin tim personal, në emër të të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe të Principatës së Lichtensteinit, shkurt e quajtur DIGO, t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta.

Islami është bashkësia fetare që së më së shpejti po rritet në Zvicër, mirëpo si rezultat i kufizimeve të ndryshme të vendit, më pak se 10 % e tyre kanë pasaporta zvicerane.