Printo!
Kategoria: Islami në Zvicër
Lexuar: 694 herë

 

Më datë 22 janar 2012, në lokalet e xhamisë "Ikre'" në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan anëtarët e Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, që për rend dite kishin:

1. Diskutimin rreth Projekt-Statutit të Unionit dhe miratimin e të njëjtit
2. Zgjedhjen e organeve të Unionit
3. Miratimin e planit mësimor për edukatën islame nëpër mektebet shqiptare në Zvicër
4. Të ndryshme...

Pas diskutimit dhe shqyrtimit të projekt-statutit, me disa propozime të vogla për ndryshim, u miratua njëzëri statuti i Unionit, të cilin mund ta gjeni në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, edhe te ueb faqja e Unionit www.uais.ch .

Më pas u zgjodhën edhe organet e Unionit me strukturat në vijim.


Kryesia:

1. Mr. Rejhan ef. Neziri - kryetar
2. Mr. Bekim ef. Alimi - nënkryetar
3. Mr. Nehat ef. Ismaili - nënkryetar
4. Mr. Fehim ef. Dragusha - sekretar
5. Mr. Ferit ef. Zekiri - arkëtar

Kuvendi:

1. Faredin ef. Bunjaku - kryetar
2. Rijad ef. Aliu - nënkryetar

Këshilli mbikëqyrës:

1. Nebi ef. Rexhepi
2. Irfan ef. Abas
3. Sali ef. Ibrahimi

 

Pos të tjerash në këtë mbledhje u miratua njëzëri edhe plani mësimor për edukatën fetare islame nëpër mektebet e xhamive shqiptare në Zvicër, të cilin po ashtu në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, mund ta gjeni te ueb faqja www.uais.ch, ku do të keni mundësinë të njoftoheni më për së afërmi edhe me filozofinë apo me qëllimet e këtij Unioni dhe për veprimtarinë e tij sot dhe në të ardhmen.

Më poshtë keni disa foto nga ky takim: