Printo!
Kategoria: Islami në Zvicër
Lexuar: 531 herë

 

Dr. Hamit Duran

NGA PO SHKON ZVICRA?

(Disa reflektime lidhur me votimet e 26 shtatorit 2004)

 

Më 26 shtator 2004 në Zvicër u votua për propozimet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë nga ana e gjeneratës së dytë dhe të tretë të të huajve. Siç edhe u prit, këto propozime nga shumica e votuesve u hodhën poshtë. Përveç polemikës dhe përhapjes së frikës nga disa qarqe politike djathtiste, për këtë rezultat negativ ka kontribuar edhe pasiviteti i vetë muslimanëve.

 

“Muslime bald in der Merheit?”(“Muslimanët së shpejti shumicë”), ishte kjo parulla që me shkronja të mëdha në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit 2004 gati sa nuk ua shpoi sytë shumë lexuesve të gazetave. Sa për rikujtim: këtu bëhej fjalë, për veç të tjerash, për lehtësimin e marrjes së shtetësisë për gjeneratën e dytë dhe (gati) marrje automatike të shtetësisë për gjeneratën e tretë të të huajve që jetojnë në Zvicër. SVP-ja (Schweizerische Volkspartei - Partia Popullore e Zvicrës) startoi një kampanjë të gjerë me pllakata dhe njoftime, me ç’rast njoftimi i parë me titullin e lartpërmendur u botua në shumë gazeta ditore. Aty u mashtruan lexuesit me lajmin se në bazë të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitet 1990 dhe 2000, numri i muslimanëve për çdo 10 vjet është dyfishuar dhe se pritet që në bazë të kësaj në vitin 2040 numri i tyre të arrijë shkallën prej 72 % të popullsisë së përgjithshme të Zvicrës. Së paku disa gazeta, në të njëjtin numër, krahas këtij lajmi, e shprehën qëndrimin e tyre lidhur me këtë duke u distancuar nga kjo politikë. Një lajm tjetër me një titull akoma më provokues “Prägen bald Muslime unsere Frauenpolitik?” (“A do ta përcaktojnë së shpejti muslimanët politikën e gruas te ne?”), u lansua pak ditë para fundjavës së votimeve. Në bazë të një artikulli në “Der Bund” të datës 23. 09. 2004 i cili më nuk u prezantua në asnjë gazetë dhe të gjitha ato, përveç gazetës falas “20 Minuten”, e hodhën poshtë si shumë ekstrem, sepse këtu të gjithë muslimanët në mënyrë të përgjithësuar u barazuan me terroristët. Siç e dimë ne të gjithë, të dyja propozimet u hodhën poshtë bindshëm dhe sërish hendeku u zgjerua edhe më tej. Përballë një refuzimi të qartë në Zvicrën gjermanofone dhe në Tessinë, në Zvicrën perëndimore qëndron një miratim i lehtë. Unë them ‘kjo është e pritur’, sepse si një i lindur dhe i rritur këtu, i njoh shumë mirë zviceranët. Gjithçka tjetër, pos refuzimit, do të më kishte befasuar. Ndër të tjera, unë qysh para disa vitesh kam edhe një “pasaportë të kuqe”. Tani unë dëshiroj t’i trajtoj një çik pasojat për ne muslimanët nga këndvështrimi im personal.

Mendoj se në rend të parë qëndroj në këto dy aspektet vijuese:

1. Në ndërkohë ne këtu në Zvicër kemi arritur që me rrena të kulluara e pa kurrfarë pengese të mund të zhvillojmë propaganda të ndryshme dhe të njëjtat të merren për serioze nga ana e qytetarëve zviceranë.

2. Fokusi i SVP-së (Partisë Popullore të Zvicrës) dhe i partive të tjera me orientim djathtist, të cilat në bazë të të dhënave të tyre në mënyrë precize dhe të denjë e përfaqësojnë mendimin e popullit, nuk drejtohet kah të huajt në përgjithësi, por pa mëdyshje në mënyrë të drejtpërdrejtë drejt neve muslimanëve.

 

Lexoni artikullin e plotë në PDF.