Printo!
Kategoria: Islami në Zvicër
Lexuar: 1148 herë

Dr. Hisham Maizar

 

 

INTEGRIMI I MUSLIMANËVE NË ZVICËR

 

Shumë i nderuari kryetar i shkollave të Kreuzlingenit, z. Jürg Schenkel,

Shumë i dashuri dr. Ismail Bardhi,

Shumë i dashuri dr. Hamit Duran,

Shumë i dashuri imam, mr. Rejhan Neziri,

Shumë i dashuri mr. Bekim Alimi,

Shumë të nderuara zonja dhe zotërinj!

 

Krejt në fillim kam një gëzim të jashtëzakonshëm që sonte në emrin tim personal, në emër të të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe të Principatës së Lichtensteinit, shkurt e quajtur DIGO, t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta.

Më tej ndjej nevojën, i dashuri imam Rejhan Neziri, të të falënderohem ty dhe xhematit tënd për ftesën vëllazërore që ma bëtë mua dhe sidomos për organizimin e një takimi kaq të rëndësishëm e para së gjithash të domosdoshëm ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve, edhe atë në një muaj të rëndësishëm, siç është ky i Ramazanit!

Ramazani është për ne një muaj i veçantë jo vetëm për shkak të agjërimit, por edhe për shkak të faktit, siç besojmë ne muslimanët, është muaji i mëshirës së All-llahut xh.sh., muaj i provimit të durimit dhe i heqjes dorë nga kënaqësi të e kësaj bote për kohë të caktuar. Në këtë muaj kanë filluar të shpallen edhe Fjalët e Zotit, shkrimet e shenjta, në të vërtetë jo vetëm Kur’ani, por edhe Tevrati (Tora) i Musait a.s. dhe Inxhili (Ungjilli) i Isait a.s. Së fundi do të dëshiroja që ky takim i sontëm të fitojë një kontinuitet në mënyrë që dialogu ndërreligjioz dhe njohja e afërt, e ndërsjellë për të sendërtuar një vlerësim sa më objektiv ndaj “të tjerëve” të vazhdojë edhe më tej.

Zonja dhe zotërinj! Kërkesa për mirëkuptim ndërmjet njerëzve me fe, ngjyra, prejardhje dhe kultura të ndryshme është në të vërtetë një detyrë e thjeshtë. Ajo i nxit të gjithë të interesuarit dhe njëkohësisht kërkon respektimin e shumë aspekteve të ndryshme që i përkasin si vendit të migrimit ashtu edhe vetë migrantëve. Me anë të integrimit, në fakt zgjidhen shumë probleme. Si proces i vazhdueshëm dhe në rritje, i cili fillon që në përditshmërinë tonë, integrimi siç

mund të jetë një rrugë ashtu mund të jetë edhe një qëllim, me parakushtin që gatishmëria për këtë proces të ekzistojë në kokat dhe zemrat e të gjithë neve, t’i përfshijë fëmijët dhe të rriturit dhe të mund të ndikojë në mënyrë pozitive në përditshmërinë tonë.

 

Lexoni artikullin e plotë në PDF.