Francis Piccand

 

ISLAMI NË ZVICËR: DIALOGU MIDIS KULTURAVE

 

Ky vështrim mbi krizat me të cilat ballafaqohet pakica e margjinalizuar muslimane në Zvicër ka hapur një debat të ri në Institutin Goethe të Londrës – 16 janar 2003.

 

Sot në Zvicër jetojnë afro 310 000 muslimanë, të cilët përbëjnë 4.5 % të popullsisë së përgjithshme. Muslimanët e Zvicrës janë mërgimtarë nga vende të ndryshme: 42 % turq, 36 % ish-jugosllavë, 4 % afrikano-veriorë, 3 % libanezë, 15 % afrikanë, aziatë dhe amerikanë. Shumica e tyre (75 %) jetojnë në pjesën gjermanofone të vendit, kurse 14 % janë të vendosur në zonën frankofone të Zvicrës. Këto gjeneratat e dyta, të treta madje edhe të katërta të muslimanëve janë të përçarë në shumë grupime të ndryshme. Para njëzet viteve në Zvicër kishte shumë pak vende adhurimi të muslimanëve. Sot ka mbi 100 të ashtuquajtura "Qendra Kulturore Islame". Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2000, numri i tyre tregon rritje të trefishtë për çdo dhjetë vjet. Sipas këtyre llogaritjeve, në vitin 2025 apo 2030 muslimanët do ta përbëjnë shumicën e popullsisë. Së paku ky është argumenti të cilin disa nga politikanët tanë e përdorin për ta frikësuar shoqërinë tonë me qëllim që të aprovojë një legjislaturë restriktive për imigracionin.

 

Bashkësitë e copëtuara

 

Bashkësitë turke, boshnjake dhe shqiptare, që secila qendrën kryesore e ka në Zürich, me organizatat e tyre ndihmëse janë të përhapura në gjithë vendin. Ndarjet e brendshme politike në Turqi duket se riprodhohen edhe te degëzimet e tyre në Zvicër. Disa qendra kontrollohen nga Dijaneti, Ministria turke e fesë, përmes një përfaqësuesi të konsullatës turke; të tjerët janë në dorë të Milli Görüşit, një lëvizje opozitare islamike e Turqisë, ish partia Refah.

Ka disa qytetarë të paktë me origjinë nga bota arabe, por edhe këta janë pak a shumë të organizuar. Madje, Arabia Saudite dhe në një shkallë më të ulët Egjipti dhe Irani, të gjitha kanë ndikim tek ata. Ekzistojnë edhe të ashtuquajturat qendra "zyrtare"; për shembull  The Islamic Foundation of Geneva, e cila pjesërisht financohet nga Arabia Saudite; apo Stiftung Islamische Gemeinschaft e Zürichut, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria

saudite, bashkë me shoqatat dhe institucionet bamirëse saudite, kanë qenë aktive në ndërtimin e xhamive dhe sjelljen e imamëve e të mësuesve nëpër qytete të ndryshme evropiane, ndaj edhe e kanë propaganduar damkën e tyre të Islamit vehhabit.

 

Lexoni artikullin e plotë në PDF.