Printo!
Kategoria: Islami në Zvicër
Lexuar: 557 herë

Francis Piccand & Amira Hafner al-Jabaji

 

ISLAMI NË ZVICËR: DISKUTIM

 

Kryesuar nga Farian Sabahi, folësit Francis Piccand dhe Amira Hafner al-Jabaji u përgjigjen pyetjeve të spektatorëve në Institutin Goethe në Londër, janar 2003.

 

A po veçohen muslimanët?

Spektatori i parë: Mua më duket se në Zvicër muslimanët thjesht nuk konsiderohen si njerëz me një fe specifike, porse ka njëfarë racizmi ndaj tyre. Ju thatë se disa muslimanëve fundamentalistë nuk u jepen viza apo nënshtetësi. A vlen i njëjti rregull, të themi, edhe për fundamentalistët çifutë apo ndaj ndonjë tjetri që ka mendime politike ekstreme, siç janë për shembull personat nacistë? Nga arsyeja se, si pas mendimit tim, fundamentalizmi është diçka që ekziston në çdo fe – nuk është i kufizuar me Islamin.

Farian Sabahi: Për sa u përket lejeve dhe vizave, marrja e tyre nuk është problem vetëm për muslimanët, por edhe për të gjithë imigrantët në Zvicër.

Francis Piccand: Unë pajtohem që ndoshta Islami sot ka probleme. Pas sulmeve

terroriste në Shtetet e Bashkuara, mendimet janë polarizuar tej mase. Unë mendoj që liderët fetarë muslimanë duhet të sqarojnë që Islami vërtet është fe paqeje dhe tolerance. Për fat të keq, ka liderë që e thonë të kundërtën – se të kesh mëri e armiqësi është një shkrim hyjnor. Nuk është e rrugës që liderët fetarë të flasin për çështje të këtilla. Për të dëftuar se ç'thonë njerëzit në përgjithësi për fetë, e sidomos për Islamin, në Zvicër, mund t'ju sjell një krahasim. Kur erdhëm këtu në Angli prej Zvicre na u desh të vozisnim në anën e majtë të rrugës e jo në të djathtën – përse? Kur të mbërrish në një vend duhet të adaptohesh – pa e harruar kulturën dhe fenë tënde, çka është një çështje në vete. Si mund të gjejnë shprehje vlerat islame?

Spektatori i parë: Unë mendoj që ka dallim midis ligjit të një vendi dhe vlerave të po të njëjtit vend. Një person i një partie socialiste dhe një tjetër i një partie konservatore në një vend evropian nuk i ndajnë të njëjtat vlera. Mirëpo, ekziston një ligj (e drejtë) në secilin vend të cilit duhet nënshtruar. Po qe se ai ligj bie ndesh me vlerat apo me kulturën e një grupi njerëzish, ata kanë të drejtën të luftojnë kundër atij ligji, mirëpo ky luftim duhet të bëhet nëpërmjet sistemeve legale që ekzistojnë në demokraci. Muslimanët, sikurse çdo pakicë tjetër, duhet t'u nënshtrohen këtyre ligjeve, mirëpo në qoftë se ju kërkoni më tepër se kjo, mendoj se kjo është e padrejtë. Ata kanë të drejtë të kenë vlera të tyre të ndryshme. Ju të gjithë thatë se jeni imigrantë qysh para njëqind vjetësh dhe se kjo është një bukuri e botës së sotme, pra që të gjithë ne po i bartim vlerat tona nga vende të tjera.

Amira Hafner al-Jabaji: Unë pajtohem deri diku, mirëpo duhet të analizojmë fillimisht nëse vërtet ekziston një dallim midis vlerave të vendeve evropiane dhe vlerave të Islamit. Problemi i Hani Ramadanit është se ai flet në emër të Islamit. Kur ai thotë 'ky është mendimi im', askush nuk reagon, sepse çdokush mund të thotë ç'të dëshirojë sipas mendimit të vet personal. Mirëpo, kur ai thotë se në Islam gjërat janë kështu apo ashtu, atëherë bëhet problematike.

Në Zvicër, imamët shprehin mendime dhe vlera të ndryshme. Islami, sikurse shumë fe të tjera, është i ndryshëm dhe i larmishëm – ka shumë mendime të ndryshme brenda tij. Unë e kuptoj që shoqëria zvicerane mund të jetë shumë e re për ta kuptuar Islamin, mirëpo është gabim të merret mendimi i ndonjë personi mbi Islamin si i vetmi mendim i mirëfilltë.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.