Mr. Rejhan Neziri
„Dhe ne ju kemi bërë një ummet mesatar“ (Ku’ani, 2:143)
Konferenca e imamëve dhe përkujdesësve shpirtërorë të Evropës
Vjenë, 14 – 15 maj 2010
Më 14 dhe 15 maj 2010 në Vjenë u mbajt “Konferenca e tretë e imamëve dhe përkujdesësve shpirtërorë të Evropës” në organizim të Bashkësisë Fetare Islame të AustrisëKonferenca u mbështet nga Ministria Austriake për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, nga Fondi i Ardhmërisë i Republikës së Austrisë, nga qyteti i Vjenës si dhe nga Konferenca Islamike EvropianeKonferenca e parë e këtij lloji është mbajtur në Grac të Austrisë më 2003, kurse e dyta në Vjenë më 2005.
Në Konferencën e këtij viti të mbajtur në Vjenë nga Zvicra morën pjesë: Dr. Fawzia Ashmawi nga Gjeneva, Rifa’at Lenzin nga Cyrihu, një imam me origjinë arabe nga Neuchateli si dhe unë, Rejhan Neziri nga Kreuzlingeni.
Multiplikatorë muslimanë prej rreth 40 vendeve të Evropës takohen në Vjenë
Ndër pjesëmarrësit e kësaj konference ishin edhe Dr. Mevlud Dudiq, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar në Novi Pazartë Sanxhakut, Dr. Muhammad Abdul Bari, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Musliman të Britanisënga Britania e Madhe, Dr. Ajatollah Reza Ramezani, Udhëheqës i Qendrës Islame të Hamburgutdhe Dr. Nadeem Elyas, Themelues i Këshillit Qendror të Muslimanëve(Zentralrat der Muslime in Deutschland) nga Gjermania, Dr. Mohammad Bechari, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike Evropiane nga Franca etj.
Një vlerë e veçantë iu kushtua pranisë së femrave, të cilat ishin aktive si në ligjëratat kryesore ashtu edhe në udhëheqjen e workshopeve (seancave grupore). Nga Rusia e pranishme ishte p.sh. Alsu Sitdikova, nën-
Në kuptim të këmbimit të mëtejmë të pranishëm ishin edhe disa mysafirë nga jashtë Evropa, si p.sh. Dr. Marwan Faouri nga Forumi Ndërkombëtar Wasatianë Jordani dhe Dr. Adel Al Shaddy si përfaqësues i Ligës Botërore Muslimane.
Zhvillimi ka nevojë për dialog – madje edhe përbrenda
Në një kohë kur dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor fiton kuptim gjithnjë në rritje, duhet avancuar edhe diskursi i gjallë brendapërbrenda një bashkësie fetare. Austria, përmes statusit të njohjes zyrtare të Islamit në vend, qysh edhe në konferencat e mëparshme ka dëshmuar se është një vend ideal për rrjetëzim dhe para së gjithash për pozicionimin e muslimanëve drejt faktorit të jashtëm. Në vitin 2003 në Grac dhe në vitin 2005 në Vjenë është mbështetur teologjikisht dhe me këtë dinjitetshëm është theksuar se Islami është i pajtueshëm dhe në harmoni me vlerat e demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Muslimanët, si një pjesë e gjallë e Evropës, madje edhe para sfondit të tyre fetar, janë përgjegjës për një përfshirje të tyre pozitive në shoqërinë ku jetojnë.
U kërkuan zgjidhje konkrete dhe të orientuara në veprim
Mbi këtë bazë, konferenca tentoi të kontribuonte në thellimin e mëtejmë dhe para së gjithash të emërtonte fushat dhe strategjitë e veprimit konkret. Pikërisht ata burra e gra muslimane, të cilët përmes veprimtarisë së tyre fetare e përkujdesjes shpirtërore japin orientime, duhet të veprojnë edhe si “ndërtues mendimi“ në kuptimin pozitiv. Sepse kjo fiton peshë sidomos atëherë kur këta thërrasin në interakcion dhe në një rrugë islame të së mesmes. Muslimanët dëshirojnë të perceptohen jo si problem, porse si pjesë të zgjidhjes së sfidave moderne. Për këtë është i nevojshëm një angazhim i fuqishëm dhe i ndërgjegjshëm.
Synimet kryesore të kësaj konference ishin:
-
Theksimi i orientimit të moderuar kur janë në pyetje çështjet e fikhut (të së drejtës islame) si një aks kryesor i të menduarit origjinal islam,
-
Tejkalimi i dukurisë së dhunës në marrëdhëniet familjare, shoqërore e ndërkombëtare,
-
Zhvillimi dhe avancimi i rolit të femrës në ndërtimin e strukturave bazë të bashkësive muslimane në shoqëritë evropiane si dhe kualifikimi shkencor i femrave muslimane për ta marrë përsipër në mënyrë adekuate këtë rol,
-
Sqarimi i pozicionit të muslimanëve në raport me zhvillimet aktuale dhe të së ardhmes në nivel evropian,
-
Zhvillimi i marrëdhënieve midis muslimanëve (vendas dhe imigrantë) të Evropës dhe bashkëqytetarëve të tyre të besimeve të tjera brenda kornizës së dialogut e të bashkëjetesës paqësore.
Referatet dhe workshopet e konferencës
Për këtë, më datë 14 maj ’10 pas dite 53 mysafirët e jashtëm dhe një sërë imamësh nga Austria u pritën nga ministri i Ministrisë së lartpërmendur, njëherësh edhe mbështetës i kësaj konference, kurse darka u shtrua në hotelin Mariott nga ana e perfektit të Vjenës.
Më datë 15 maj ’10, me fillim nga ora 09.00, në Akademinë Diplomatike (dikur Akademi e Orientalistikës), u mbajtën 5 referate në dy sesione duke u përmbyllur para dite me një diskutim të hapur. Referatet u mbajtën siç vijon:
-
Dr. Mevlud Dudiq, “Islam – Theologie der Mitte” (Islami – teologjia e së mesmes)
-
Amena Shakir, “Empowerment der Frauen im islamischen Kontext” (Fuqizimi i femrave në kontekstin islam)
-
Ajetollah Reza Ramezani, “Das Phänomen Gewalt – Prävention und Überwindung” (Fenomeni dhunë – parandalimi dhe tejkalimi)
-
Farid Hafez, “Das Haus Europa: Muslimischer Beitrag” (Shtëpia e Evropës: Kontributi musliman)
-
Nawal El-
Sibai, “Zusammenleben gemeinsam gestalten” (Krijimi i përbashkët i bashkëjetesës)
Në pjesën pas dite u zhvilluan takimet grupore (workshopet) rreth tetë temave në vijim:
-
“Muslimische Männer und Frauen in einer sich verändernden Gesellschaft” (Burrat dhe gratë muslimane në një shoqëri të ndryshueshme), nën udhëheqjen e Dr. Fawzia Ashmawi dhe Mr. Amena Shakir,
-
“Das Phänomen Gewalt – Prävention und Überwindung” (Fenomeni dhunë – parandalimi dhe tejkalimi), nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ahmed Jaballah dhe Alsu Sitdikova,
-
“Muslimische Jugend in Europa – Perspektiven und Herausforderungen” (Rinia muslimane në Evropë – perspektivat dhe sfidat), nën udhëheqjen e Dudu Kücükgöl dhe Rodaina El-
Batnigi, -
“Impulse islamischer Wirtschaftsethik” (Impulse të etikës ekonomike islame), nën udhëheqjen e Zaid El-
Mogaddedi dhe Medina Kalimullina, -
“Umweltschutz als Verantwortung für die Schöpfung” (Ruajtja e mjedisit si përgjegjësi ndaj së krijuarës), nën udhëheqjen e Dr. Adly Abu Hajar dhe Mr. Aytaç Gülmihri,
-
“Imame-
Ausbildung und islamischer Religionsunterricht in Europa” (Arsimimi i imamëve dhe mësimi fetar islam në Evropë), nën udhëheqjen e Dr. Almir Pramerkoviq dhe Mr. Wolfgang Bauer, -
“Interreligiöser und interkultureller Dialog – Chancen und Herausforderungen” (Dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor – gjasat dhe sfidat), nën udhëheqjen e Mohammed Abdul Aziz dhe Tarafa Baghajati,
-
“Zukunftsperspektiven der MuslimInnen in Europa” (Perspektivat e së ardhmes së muslimanëve e muslimaneve në Evropë), nën udhëheqjen e M. Imran Sagir dhe Abuzahra Amani.
Më poshtë keni mundësinë që në gjuhën gjermane të lexoni:
Rrjedhën e programit (PDF)
Rezultatet e workshopeve (PDF)
Deklaratën përmbyllëse të konferencës (PDF)
Burimet:
www.derislam.at
www.europa-