Printo!
Kategoria: Islami në Perëndim
Lexuar: 588 herë

Nexhat Ibrahimi

 

Kthimi i muslimanëve në Perëndim

 

يَاأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ.

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (El-Huxhurat, 13).

 

Hyrje

Evropa perëndimore më shumë se një milenium ka qenë kristiane dhe kundrejt botës muslimane ajo është identifikuar si bërthamë e kristianizmit. Edhe sot e gjithë ditën, veçan në kohën e krizave politike-fetare dhe të pasigurive regjionale dhe globale, trashëgimia kristiane mendohet si strumbullar i identitetit nacional. Mirëpo, në kohë normale, gjatë shekujve të fundit, sidomos pas Revolucionit francez borgjez, intenziteti i këtij botëkuptimi është zbehë, duke ardhur në shprehje ndikimi shekullarist.

 Në anën tjetër, shtetet perëndimore (evropiane dhe verio-amerikane) në pjesën e dytë të shekulit XX, e sidomos në fillim të shekullit XXI, shfaqin një interesim, e njëkohësisht edhe një shqetësim më të madh lidhur me lëvizjet e njerëzve, e sidomos kur kemi të bëjmë me lëvizjet dhe migrimet e muslimanëve. Disa shkencëtarë këto ndryshime në botën aktuale i konsiderojnë si kërcënim për ndërrimin e strukturës etnike, tradicionale dhe religjioze të shteteve të tyre nacionale. Shtetet që ushqejnë ndjenjën e pastërtisë racore, qytetërore dhe kulturore por edhe të superioritetit religjioz e doktrinar, lëvizjet dhe migrimet e muslimanëve drejt botës evroperëndimore i shohin si shqetësim dhe si kërcënim për shoqërinë perëndimore. Evroperëndimi, sipas tyre, është homogjen, thuajse unikal, i cili do të duhej mbetur e këtillë përgjithmonë. Evropianët po ashtu, pohojnë, se Evropa është multikulturale, por ne do të shtonim se ky ‘multikulturalitet’ është një “realitet mjaft kompleks”, i cili përbëhet prej simbiozës heleniste, romake, mesjetare-evropiane dhe gjermane me realitetet tjera paraprakisht ekzistuese dhe paraqet në të vërtetë një hapësirë monoreligjioze. Ky është realitet edhe i hapësirave tjera dhe është vështirë të krijojë hapësirë për të huajtë, pos nëse i huaji i pranon të gjitha karakteristikat e vendorëve dhe pastaj ato i përcjellë në brezat vijues.

Shumë perëndimorë, deri në ditët tona, arabët si komb i identifikojnë me Islamin si fe. Pjesa tjetër e perëndimorëve, me arsimim më solid e me më pak paragjykime, vendlindjes islame i shtojnë edhe pjesë të caktuara të Azisë dhe Afrikës. Mirëpo, një pjesë e perëndimorëve refuzojnë ta njohin Islamin si religjion universal por edhe si pjesë të mundshme të Perëndimit. Praninë muslimane në Perëndim ata e shohin si jorezidencial, të përkohshëm dhe vështirë të adaptueshëm në këtë nënqiell.

 
 
Lexoni artikullin e plotë në PDF.