Akbar S. Ahmed
MUSLIMANËT NË PERËNDIM
Profesor Akbar S. Ahmedi në këtë artikull e shqyrton gjeneratën më të re, përvojën amerikane kundruall asaj evropiane si dhe integrimin e muslimanëve në shtetet perëndimore. Në mijëvjeçarin e fundit, Perëndimi Islamin e ka konsideruar si "të tjerët", si "diçka atje larg". Përgjithësisht kjo akoma është kështu: pjesa më e madhe e popullatës muslimane jeton në Afrikë dhe Azi. Mirëpo sot, ky botëkuptim i thjeshtë është komplikuar me prezencën e mbi dhjetë milionë muslimanëve në Perëndim. Afro pesë a gjashtë milionë muslimanë jetojnë në Evropë dhe afro katër a pesë milionë në Amerikë; numrat e prerë mund të mos jenë të saktë, sepse imigrantët dhe të konvertuarit herë-herë nuk duan ta deklarojnë identitetin e tyre dhe është vështirë t'i fusësh ata brenda këtyre shifrave. Muslimanët që jetojnë në Perëndim, për nga aspekti teologjik janë në harmoni me qëndrimet kur'anore. Shumë herë Kur'ani thekson se prona e Zotit nuk është e kufizuar me Lindjen a Perëndimin; ajo përfshin gjithçka. "Të All-llahut janë edhe Lindja edhe Perëndimi. Dhe ngado që të ktheheni, aty është ana e All-llahut. Vërtet All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm"(el-Bekara:115). Kështu që muslimanët mund ta praktikojnë fenë e tyre daç në Kajro a Kaliforni, daç në Londër apo Lahor.
Prandaj, ne kemi nevojë për një kornizë të re referimi. Nuk mund më të shikohet çështja si Islami përballë Perëndimit; tanimë kemi Islamin dhe Perëndimin ose Islamin në Perëndim. Për rritjen e rëndësishme të kësaj bashkësi e muslimane mund të gjykojmë sipas xhamive: edhe Franca edhe Gjermania kanë afro një mijë (1000) xhami, Anglia afro pesëqind (500), edhe pse shumë prej tyre mund të jenë vetëm nga një a dy dhoma. Xhamitë qendrore të Londrës dhe Uashingtonit e simbolizojnë këtë rritje: xhamitë janë përplot adhurues, ato janë ndërtuar bukur dhe përbëjnë boshtin e aktivitetit shoqëror dhe fetar të muslimanëve.
Lexoni artikullin e plotë në PDF.