Printo!
Kategoria: Islami në Perëndim
Lexuar: 527 herë

 

Tariq Ramadan

 

HYRJE NË "TENDENCAT ISLAME" NË EVROPË DHE NË BOTË

 

 

Peizazhi i grupeve islame në Evropë nuk tregon drejtpërdrejtë – më së paku që mund të thuhet – ndonjë profil (përvijë) të qartë dhe veçanërisht precize. Pas kësaj shumësie grupimesh, zbulohen tendenca dhe rryma që mezi mund të identifikohen: Kush janë anëtarët e këtij grupi? Çfarë dëshirojnë anëtarët e këtij grupi? Ç'janë format e të menduarit të grupit të tretë? Disa nuk lodhen me dallimet e ngjyrosura dhe, pa kurrfarë rezerve, muslimanët i ndajnë në dy kampe: në njërin, "fundamentalistët" apo "radikalët" (të cilëve gjithsesi nuk mund t'u besohet), dhe në tjetrin, "të moderuarit / të maturit" (të cilët janë të vetmit që duhen përkrahur). Kjo skemë e dyfishtë e gjërave është e thjeshtë dhe e lehtë për përdorim, mirëpo në asnjë mënyrë nuk korrespondon me realitetin në terren që është shumë më i përbërë dhe më kompleks. Në këtë artikull ne dëshirojmë të hedhim një dritë paksa më precize dhe më të ngjyrosur mbi realitetin e këtyre tendencave ashtu si e prezantojnë ato vetveten në Evropë dhe

të cilat, në një mënyrë më të përgjithësuar, korrespondojnë me dinamikat e botës islame si tërësi.

 

Parimet e klasifikimit Është e domosdoshme të rikujtojmë, kur janë në pyetje rrymat islame si tërësi, se burimet e tyre janë të njëjta dhe se parimet bazë në të cilat mbështetet feja islame (përveç disa përjashtimeve të rralla) janë të pranuara unanimisht. Në këtë kuptim, sipas kësaj, Islami është një dhe paraqet një kornizë boshtet bazë të së cilës mund të identifikohen dhe të cilat, përkundër larmisë së madhe të rrymave ose shkollave të mendimit, janë të pranueshme për të gjitha ato. Shpjegimi i kësaj larmie nuk mund të jepet thjesht duke përdorur numrin shumës, siç mund të lexojmë në disa studime të vonshme. Të ndeshur me pamundësinë e qartë për të sugjeruar një klasifikim juridik, politik apo ideologjik, ata përfundojnë duke e thjeshtëzuar çështjen me përdorimin e shprehjes "Islami" në shumës. Përdorimi i këtillë i shumësit, që ka patur për qëllim të sqarojë, ka sjellë më tepër probleme sesa në të vërtetë i ka shërbyer efektivisht qëllimit të saj: duke treguar larminë, ajo e ngatërron çdo lloj leximi të pikëpamjeve qartë të puqura mes vete dhe, në veçanti, ajo nuk thotë kurrgjë për kufijtë e dukshëm dhe shpesh precizë të pikëpamjeve divergjente. Futja e një shprehjeje pasi të kuptohet fakti i larmisë dhe i dallimeve, e cila nuk mund as t'i arsyetojë e as t'i sqarojë shkaqet apo artikulimet e tyre, në të vërtetë mund ta shpërudhë shikuesin nga aspekti i vetë natyrës që e kanë pozicionet e kundërta. Prandaj, kjo metodë nuk prodhon ndonjë njohje të shëndoshë.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.