Mr. Rejhan Neziri
 

(Kumtesë e autorit në Konferencën Ndërkombëtare me titull "Trajnimi i Imamëve dhe Mësuesve për Edukatë Islame në Evropën Juglindore" të mbajtur në Prishtinë më 21.10.2011)

Abstrakt: Vendosja e muslimanëve në Zvicër tërheq pas vete edhe hapjen e xhamive dhe ardhjen e imamëve. Imamët ballafaqohen me sfida reale gjuhësore, kulturore e profesionale. Vërehet nevoja e qartë si te muslimanët ashtu edhe te jo-muslimanët e Zvicrës për krijimin e institucioneve për edukimin dhe/ose trajnimin e imamëve këtu në tokën dhe realitetin zviceran. Për momentin, si masa të përkohshme, ofrohen kurse të ndryshme rreth Islamit, dialogut ndërfetar dhe kulturës zvicerane.

Fjalët kyçe:
migracion, musliman, Zvicër, imam, mësues i edukatës fetare islame, përkujdesës shpirtëror, integrim, trajnim i imamëve...



Valët e para të migrimit të muslimanëve drejt Zvicrës kanë ndodhur me emigrantët e krahut të punës në vitet 1960 dhe 1970 për të vazhduar më vonë me migrimin azilkërkues të viteve 1980 dhe 1990 dhe për t’u zgjeruar me sjelljen e familjeve të punëtorëve nga viti 1990 e këndej.

Hapja e xhamive dhe e qendrave islame, andaj edhe angazhimi i imamëve dhe i mësuesve fetarë, në Zvicër zë fill pikërisht në vitet 1990, kur këta mërgimtarë kishin sjellë me vete edhe familjet e tyre dhe kishin kuptuar se ata nuk po ktheheshin së shpejti përgjithmonë në vendlindje, porse do të qëndronin këtu edhe për një kohë të gjatë.

Për momentin në Zvicër janë aktive afro 200 xhami, faltore apo qendra islame të cilat kryesisht ndahen sipas gjuhës së predikimit dhe gjuhës së xhematit shumicë që kanë, në xhami: shqiptare, boshnjake, turke, arabe etj. dhe të cilat kanë të punësuar mbi 100 imamë dhe mësues të edukatës islame. Jo të gjitha xhamitë kanë punësuar imam të rregullt. Disa prej tyre kanë nga një imam që angazhohet në xhami vetëm për fundjavë, si angazhim plotësues krahas angazhimit të plotë në fabrikë a gjetiu. E disa xhami, për shkak të numrit të vogël të anëtarëve dhe të mjeteve të mangëta financiare, mjaftohen me nga një imam që e angazhojnë vetëm gjatë muajit të Ramazanit.



Lexoni tekstin e plotë në PDF.