Intervistë e Rejhan ef. Nezirit për AMC Press

 

“Shikuar nga aspekti fetar nuk ka ndonjë pengesë që kufomat tona të varrosen edhe në Zvicër”

 


A do ishte më mirë që të predikoni në atdhe apo në diasporë?

R. Neziri: Prej nesh si imamë kërkohet të predikojmë kudo që të jemi, mirëpo predikimi dhe angazhimi profesional këtu në Perëndim ka një rëndësi dhe urgjencë më të madhe sesa në vendlindje, ku me shekuj të tërë feja islame praktikohet brez pas brezi dhe ku është folur e predikuar po aq gjatë nga ana e teologëve muslimanë. Them se ka një rëndësi më të madhe dhe më urgjente, ngase sidomos gjeneratat më të reja ndeshen me rrezikun e asimilimit gjuhësor, kombëtar, fetar e kulturor në mesin e popullatës shumicë që ka një gjuhë, komb, fe e kulturë tjetër nga tonat.


Lexoni intervistën e plotë në
PDF-1 dhe PDF-2.