Printo!
Kategoria: Intervista
Lexuar: 546 herë

Intervistë me Olivier Roy


Radikalët muslimanë janë "westernizuar" në mënyrë të përkryer
 


Olivier Roy është njëri prej ekspertëve më të famshëm sa i përket Islamit politik. Në këtë intervistë me Michael Hesse, ai flet për fundamentalizmin fetar, Islamin në Evropë, si dhe jep sqarime se pse klasat e mesme të muslimanëve në Perëndim duhet të njihen si një komunitet fetar perëndimor, e jo si një kulturë e huaj.
 
Z. Roy, a janë vështirësitë e Evropës me muslimanët e saj çështje e një thjeshtëzimi histerik?
 
Olivier Roy:Më së paku e një thjeshtëzimi. Pamja që paraqitet zakonisht është e një “komuniteti musliman” – duke menduar se të gjithë ata janë të njëjtë, të gjithë të ngjitur pas Islamit – të bashkuar në refuzimin e “vlerave perëndimore” dhe të cilët në Evropë sjellin konfliktet e Lindjes së Mesme. Në fakt popullata muslimane në Evropë është shumë e larmishme, jo vetëm për shkak të origjinës së saj të ndryshme, por edhe për shkak se ata kanë parapëlqime të ndryshme dhe shpesh komplekse, madje edhe kontradiktore.
 
Disa kujdesen ta ruajnë sa më shumë që të jetë e mundur një kulturë të pacenuar në aspektin e gjuhës, të dietës e të martesës endogamike, të tjerët luajnë në kartën e shekullarizmit, flasin më mirë frengjisht e gjermanisht sesa arabisht apo madje edhe turqisht dhe vetëm tentojnë si e si të jenë të integruar; të tretët, gjithashtu shumë të perëndimizuar, përpiqen ta rimodelojnë një praktikë pastër fetare në një mjedis shekullar perëndimor duke i marrë për model format protestante dhe çifute të përkatësisë fetare; dhe finalisht disa të rinj “të lindur sërish”, të shoqëruar nga të konvertuarit, janë të magjepsur nga një damkë e dekulturuar fundamentaliste e Islamit, siç është p.sh. selefizmi, i cili i kritikon kulturat tradicionale muslimane – kulturën e prindërve të tyre - po aq sa edhe kulturat perëndimore.


Lexo intervistën e plotë në PDF.

Burimi: qantara.de
Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri