Intervistë me Karen Armstrong

 

Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

 
Karen Armstrong për shtatë vite ka shërbyer si murgeshë katolike para se të regjistrohej në Oksford. Sot, ajo radhitet në mesin e teologëve më të famshëm të botës, njëherit edhe autore e disa bestsellerëve mbi religjionet e mëdha dhe themeluesit e tyre. Ajo është një nga anëtarët udhëheqës të grupit për Afrimin e Qytetërimeve, iniciativë kjo e marrë nga ish Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, që ka si synim luftimin e ekstremizmit dhe nxitjen për dialog në mes të perëndimit dhe botës islame. Në këtë intervistë dhënë gazetarit gjerman, Andrea Bistrich, ajo flet rreth politikës, fesë, ekstremizmit si dhe tema të ngjashme.

ANDREA BISTRICH: 9/11 është bërë simbol i armiqësive të mëdha e të pa kapërcyeshme në mes të Islamit dhe Perëndimit. Pas atyre sulmeve shume amerikanë pyesnin : ‘Përse të na urrejnë’? Ekspertë të shumtë në tavolina të shumta diskutimesh kanë debatuar nëse dhuna është pjesë e trashëguar e Islamit. A është ashtu?

KAREN ARMSTRONG: Jo, natyrisht. Në Bibël shprehet më tepër dhunë se sa në Kur’an; ideja se Islami ia imponon vetës shpatën është një trillim Perëndimor, i shpikur gjatë kohës së Kryqëzatave, ku në të vërtetë ishin të krishterët Perëndimor ata që luftoni brutalisht në luftërat e shenjta kundër Islamit. Kur’ani ndalon luftën agresive dhe lejon luftën vetëm për qëllime vetë-mbrojtjeje; në momentin kur armiku kërkon paqe, Kur’ani insiston në myslimanët që t’i ulin armët dhe të pranojnë çfarëdo kushte t’ju afrohen, çofshin ato edhe në disfavor të tyre. Më vonë, ligji Islam ua ndaloi myslimanëve që assesi të mos sulmojnë një vend në të cilin myslimanët tjerë janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm; vrasja e civilëve u ndalua, sikurse edhe shkatërrimi i pronave dhe përdorimi i zjarrit në luftë.

Lexo intervistën e plotë në PDF.

Nga anglishtja: Jeton Memeti