Intervistë me "mbretin" musliman të NASA-
Këtë intervistë që e keni para vetes e kemi zhvilluar me anë të internetit në muajt korrik dhe gusht të vitit 2004. Këtë do ta keni të ndarë në pesë pjesë, duke shpresuar se edhe ju si lexues shqiptarë do ta lexoni me të njëjtin interesim, entuziazëm e kërshëri të plotë sikur çdo lexues tjetër turk, kur u botua për herë të parë në gazetën ditore turke Yeni Safak, të datës 30 gusht -
* * *
Vërtet nuk di nga duhet të filloj me prezantimin e prof. dr. Faruk el-Bazit, shkencëtarin musliman të pakapërcyeshëm. Nëse ka diçka që e di më së miri, ajo është se ai më ka dhënë mundësinë për ta bërë intervistën më të bukur e më të kuptimtë në jetën time profesionale...
Prof. Faruk el-Bazi ka një karrierë shkencore aq të jashtëzakonshme, saqë sikur të mundohesha të bëja një përmbledhje duke i kapërcyer disa tituj të saj, do t’Ju kisha bërë padrejtësi edhe Juve si lexues po edhe vetë autorit. Megjithëkëtë, unë sërish – duke u fshehur pas fjalisë së famshme të botës së mediave: “për shkak të hapësirës së ngushtë” – nga mungesa e alternativave më duhet të filloj me pikat bazë të jetës së tij.
I lindur më 1 janar 1938 në fshatin Tuk el-Aklam në Deltën e Nilit në Egjipt, el-Bazi ka qenë anëtar i një familjeje të madhe që për banim të vetin kishte shkretëtirën. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ai më vonë të bëhet njëri ndër specialistët më të zgjedhur botëror në fushën e “gjeologjisë së shkretëtirës”.
El-Bazi, hapin e parë të karrierës së tij të ndritshme shkencore e bëri në vitin 1958 në Universitetin Ajnush-shems të Kajros, gjithnjë i nxitur për punë e studim nga babai i tij teolog. Këtë proces studimi ai e vazhdoi në Universitetin e Asjutit, në Shkollën e Lartë të Mineraleve e Metalurgjisë në Missouri, në Universitetin e Missourit ku edhe doktoron dhe më pas në Universitetin e Heidelbergut.
Me personalitetin e tij që tregonte prirje për përdorimin e pajisjes shkencore në ushtrime praktike, si një kimist dhe gjeolog i suksesshëm dhe me famën e tij shkencore që dita-ditës vinte e përhapej gjithandej, el-Bazi në cilësi të specialistit fillon të punojë në kompani në e petrolit Pan American dhe merr pjesë në punimet zbuluese të basenit të parë të naftës në Kanalin e Suezit.
Lexo intervistën e plotë në PDF.