Printo!
Kategoria: Histori e feve
Lexuar: 533 herë

Nexhat Ibrahimi
 
 
Studimi i feve të mëdha botërore tregon se ato posedojnë bazën e përbashkët doktrinare por edhe historike, një fundament, një rrënjë, nga e cila fetë burimore degëzohen në forma dhe trajta të cilat i hulumtojmë, i studiojmë dhe i shohim gjatë historisë njerëzore. Këtu para së gjithash mendohet në Judaizimin, Kristianizmin dhe Islamin Por, me këtë nuk mund t’i përjashtojmë edhe fetë e tjera, të cilat ekzistojnë por dallimi i tyre me fetë qiellore është më i madh, sigurisht për shkak të shtrembërimeve përgjatë mijëvjeçarëve të tërë.

Ky bazament i përbashkët, ky unitet transcendental i ka interesuar edhe historianët, edhe filozofët edhe mistikët, edhe teologët, edhe antropologët.... Edhe pse emërtimet dallojnë, megjithatë të gjithë këta përbashkët e kanë besimin e vërtetë.
 
Një fe si shembull

Kur’ani flet për këtë çështje:
“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Er-Rrum, 30).

Është e qartë se Allahu së pari e përkufizoi fenë e Tij, dhe vetëm pastaj, sipas saj, e përshtati krijimin e Ademit (njeriut) si qenie e cila këtë fe do ta manifestojë. (“Ti drejtoje veten tënde, si besimtar i vërtetë, nga feja e pastër, nga ajo natyrë e Allahut (fitretullah), sipas së cilës Ai i krijon njerëzit.” (Er-Rrum, 30)

Lexo artikullin e plotë në PDF.