Mr. Qani NESIMI

Paraqitja, lindja dhe zhvillimi i shkencës së Historisë së Feve

 
 
Historia e Feve, siç kuptohet edhe nga vetë termi, është një shkencë e cila merret me historikun, përshkrimin dhe definimin, me natyrën, gjenezën dhe me zhvillimin e asaj që e manifestojnë sjelljet-traditat fetare të njeriut në vend dhe kohë të limitizuar/caktuar. Metoda e Historisë së Feve bazuar në dokumentacione filologjike. Ajo çështjeve të studimit të saj-personaliteteve të shquara, teksteve të shenjta dhe proceseve të historike-u kushton rëndësi të veçant, si në aspektin historik, gjeografik ashtu edhe në aspektin historiko-kulturorë. Me fjalë tjera, studimi në këtë fushë, para çdo gjeneralizmi dhe gjykimi teorik,  mbështetet në pyetjet “kur”, “kush”, “ku”, dhe “si”.

Historia e Feve, si çdo shkencë historike, çështjes i afrohet duke u nisur nga ngjarjet dhe hollësitë historike. Për këtë ajo në fillim nuk merret me problemet gjenerale të fesë, por ajo, për të definuar procesin historik në lidhje me ekzistencën e njeriut,  merret me studimin e rrethit, kohës, objekteve dhe ngjarjeve individuale. Prandaj Historia e Feve nuk duhet të ngatërohet me Historinë e Fesë, e cila merret vetëm me disa aspekte të vetëm një feje, ndërsa është shumë larg interesimit për problemet universale historike dhe fenomenologjike të feve në përgjithësi. Kurse, problemet univerzale historike dhe fenomenologjike janë çështje themelore me të cilat merret Historia e Feve.

Disa dijetarë bashkëkohor;, me plotë të drejtë Historinë e Feve e definojnë si Histori Krahasuese të Feve. Për arsye se ajo, Historia e Feve, nuk është thjeshtë vetëm një studim historik, por, në të njëjtën kohë është edhe studim historik krahasues. Këtu nuk mund të përjashtohen tipologjia e njohur historike dhe ligjet e mundësitë e saja imanente. Ajo i studion proceset individuale, të cilave iu dihet e kaluara. Vetëm se ajo, ka kujdes të veçant në të kuptuarit e vërtetësisë së zhvillimit të këtyre proceve në rrethin ku ata zhvillohen dhe në të kuptuarit e të gjitha problemeve me ndikim historik.
 

Lexo artikullin e plotë në Word.