Printo!
Kategoria: Histori e feve
Lexuar: 627 herë


Dr. Qani Nesimi

Dialogu, obligim hyjnor

 


Parathënie

Fakti që ne jetojmë në Gadishullin Ballkanik, gje­gjë­sisht në Evropën Juglindore, në një vend përplot labi­rin­the politike, kurse fetarisht në një vend sinkretik, ku ne­vo­ja për dialog, tolerancë, bashkëjetesë, mirëkuptim ësh­të shumë e madhe, më dha shkas që t’i hedh në letër disa mendime të mia modeste për këtë fushë.

Në Gadishullin Ballkanik, jetojnë njerëz të nacio­na­li­te­teve të ndryshme, prej më modestëve, të cilët as­një­he­rë nuk kanë pasur ndër mend të zhdukin, të vrasin apo të mposhtin të tjerët, siç janë shqiptarët, boshnjakët, tur­qit, gjegjësisht muslimanët, por edhe nga ata që po të ke­në mundësi, (gjë kjo e cila u pa në Kroaci, Bosnjë, Ko­so­vë, Maqedoni etj.), janë të gatshëm të luajnë çdo rol që mund të jetë kundër vlerave njerëzore, siç janë sllavët, gje­gjësisht kisha ortodokse. Në gadishull jetojnë edhe nje­rëz të feve të ndryshme, si muslimanë, ortodoksë, ka­to­likë. Një herë e një kohë (1054) në këtë vend njerëzit ja­në vrarë pse nuk kanë qenë me Lindjen apo me Perën­di­min, që sidomos pse nuk kanë qenë me ortodoksët apo me katolikët.

Që të shërohen nga sëmundja e dominimit, dis­kri­mi­nimit, intolerances ballkanasit duhet të pinë ujë nga oqe­ani i dialogut dhe i tolerancës. Unë shpresoj që kjo për­mbledhje e shkrimeve të mia modeste të jetë, të pak­tën një pikëz e këtij oqeani.

Përmbledhja “Dialogu obligim hyjnor” përbëhet prej dy pje­sësh. Në të parën botohen shkrime origjinale, kurse në të dytën përkthime nga anglishtja dhe turqishtja. Shu­mica e temave të përfshira në këtë përmbledhje, tani me ndonjë ndërhyrje të vogël, janë botuar më herët, disa në re­vistën VEPRA, disa në revistën DITURIA ISLAME dhe të tjerat në gazetën FAKTI.

Lexuesit dua t’i them se do ta mirëpres çdo kritikë të tij.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut Fuqiplotë!
 

Korrik 2003, Tetovë


Lexo librin e plotë në PDF.