Printo!
Kategoria: Histori e feve
Lexuar: 1300 herë


Dr. Qani Nesimi
 


Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII

 
 

“Në këtë shtet, krahas ushqimit të frengut (katolikëve), e preferojmë çallmën dhe shpatën e osmanit”

(Gennadios - lider shpirtëror në Bizant)

 
 
Ardhja e shtetit osman Ballkanin e gjeti në një pozitë shumë të vështirë sa i takon respektimit të së drejtës nacionale dhe fetare të tjetrit. Këtu dominonte fryma asimiluese e inicuar dhe e realizuar nga serbët dhe grekët, të cilët vepronin në emër të ortodoksizmit, dhe nga katolikët, të cilët vepronin si propagandues të lëvizjes uniate të mëvonshme. Kjo armiqësi ishte rezultati i skizmës së madhe (viti 1054) që ndodhi me ndarjen midis kishës lindore dhe kishës perëndimore. Ata që më tepër vuanin nga kjo ishin kundërshtarët e konceptit të jetës dhe politikës së kishës krishtere, gjegjësisht kishës ortodokse. Në mesin e tyre mund të numërohen muslimanët e pakët në numër të Ballkanit para ardhjes së shtetit osman, bogomilët dhe paganët, pasi nuk ka mundësi të argumentohet se të gjithë ballkanasit, pa asnjë përjashtim, kanë qenë të krishterë.
 
Shteti osman, i cili paraqitet në situatën e lartpërmendur, kronoligjikisht është njëri prej shteteve islame. Ai ishte një shtet me një shoqëri multietnike dhe multikonfesionale, kurse në asnjë mënyrë nuk ishte shtet njënacional. Shprehjet që përdoren për këtë shtet se ai ishte shtet turk e jo osman, se ata kanë qenë turq e jo osmanë, nuk janë për asgjë tjetër, vetëm se për ta minimizuar madhështinë dhe përkatësinë fetare të shtetit. Të thuash shteti turk është vetë shteti osman, në sferën historike, shkencore dhe kulturore është gabim shumë i madh. Pasi i pari është shtet nacional me kulturë, gjuhë dhe nacion të kufizuar. Ndërkaq shteti osman, edhe pse është e vërtetë se element dominues në të ka qenë elementi turk, ka kuptim shumë më gjithpërfshirës. Osmanë nuk janë vetëm turqit, por të gjithë popujt shtetformues në të: arabët, shqiptarët, kurdët, boshnjakët etj. Prandaj, nëse thuhet se shteti osman është vetëm shtet turk, atëherë për shqiptarët është një nënçmim shumë i madh, sepse atyre u mohohet pjesëmarrja aktive në atë shtet, e kaluara historike dhe besimi i tyre islam. Pasi është më se e ditur se kjo nuk është tjetër vetëm se një propagandë antishqiptare e realizuar nga qarqe të ndryshme. Kështu është rasti me politikën ortodokse progreke, e cila shqiptarët muslimanë i quan turkoalvanoi (shqiptarë turq).
 
Lexo artikullin e plotë në PDF.