Mr. Qani Nesimi
Toleranca fetare te shqiptarët
“Çdo gjë që është vepruar në emër të njeriut është kundër tij, kurse çdo gjë që është vepruar në emër të Zotit është në të mirë të njeriut.”
(Rešid Hafizović, Muslimani u dijalogu s drugima i sa sobom, el-Kalem, Sarajevë, 2002, f. 31)
Shqiptarët për nga vendi ku jetojnë kanë një pozitë gjeostrategjike në aspektin politik, social, kulturor, ideologjik apo fetar. Edhe gjatë historisë, si edhe sot, shqiptarëve detyrimisht u ka rënë në hise që të marrin pjesë në zënkat, mosmarrëveshjet, skizmat apo në luftërat për interesa mes fuqive të ndryshme. Kështu ka qenë rasti gjatë sundimit të fuqive të mëdha si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, Shteti Serb, i njëjtë ka qenë rasti edhe në periudhën e dominimit të ideologjisë komuniste, kështu është rasti edhe sot ku duhet të dominojë, sipas disave lindja, e sipas disave perëndimi, Evropa apo Amerika etj. I njëjtë është rasti edhe me zënkat skizmatike se dominuese në Ballkan - gjegjësisht në tokat shqiptare - do të jetë Kisha Lindore Ortodokse apo ajo Perëndimore Katolike, ose sipas shprehjeve të sotme, në këto toka do të dominojë feja Islame apo Krishterizmi-Katolicizmi; sikur që shprehen një numër i caktuar politikanësh dhe intelektualësh shqiptarë se ne kemi qenë të krishterë dhe duhet të kthehemi përsëri te ajo fe perëndimore dhe evropiane, kurse duhet ta lëmë Islamin se ajo është fe lindore aziatike etj. Në fakt, që një njeri të ketë mundësi të thotë se Krishterizmi është fe perëndimore, ai, sipas mendimit tim, duhet të shpërngulet në Indi, sepse për indianët Jerusalemi - vendi ku ka vepruar Isai-Jezu Krishti - është perëndim, kurse nga ky vend ku ne jetojmë Jerusalemi është lindje. Kurse ata që prej këtij vendi ku jetojmë i thonë Krishterizmit, e cila është lindore, fe perëndimore e mashtrojnë veten dhe i gënjejnë të tjerët.
Pra duke u nisur nga ky fakt, shqiptarët jetën e tyre shpirtërore dhe veprimet e tyre i kanë bazuar në botëkuptimet fetare dhe meta fizike. Ata me anë të kësaj kanë shprehur dhe kanë vënë në dukje, gjegjësisht kanë manifestuar qëndrimet e tyre tolerante. Këtë e kanë realizuar atëherë kur kanë qenë të padominuar dhe të çliruar apo të shpëtuar nga aspiratat ekstreme për dominim qoftë edhe me dhunë mbi të tjerët, të grupacioneve të ndryshme të ardhura nga jashtë, siç është rasti i grupacioneve me ideal të helenizimit dhe të sllavizimit të tyre.
Lexo artikullin e plotë në PDF.