Mr. Qani Nesimi

 

Krishterizmi 2000, pse?

 

“E gjithë Evropa mesjetare hiqte “dhimbjet e rritjes” dhe
 toleranca fetare s’është veçse një shpikje e ditëve tona.”

(Edith Durham, Brenga e Ballkanit, f. 11)

 

Ditëve tona po dëgjojmë se në vendet muslimane, apo në tokat evropiane, po bile edhe në rrethe më të ngushta si në ato shqiptare, po mbahen simpoziume me karakter të përgjithshëm, e në veçanti me karakter fetar. Sidomos vëmendje të veçantë zgjojnë simpoziumet në lidhje me Krishterizmin. Ndërkaq simpoziumet për Krishterizmin kohën e fundit më tepër njihen me emrin „Krishterizmi 2000“, apo „2000 vjetori i Krishterizmit“ etj. Edhe pse me vetë këto shprehje synohet të tregohet, dhe kështu edhe të kuptohet nga auditoriumi shqiptar, se Krishterizmi është fe e vjetër (bile, sipas disa intelektualëve shqiptarë, edhe si fe më e vjetër e shqiptarëve), të kuptohet momenti kur ka lindur dhe se sa e vjetër është kjo si fe. Ndërkaq me rëndësi është që në mesin e këtyre rreshtave të kuptohet edhe ajo që fshihet, apo me një fjalë ajo që dëshirohet të tregohet, gjegjësisht ajo që është edhe synim kryesor i organizatorëve. Kështu që, emërtimi i këtillë i këtyre simpoziumeve shihet se përdoret vetëm si mjet për t’ia arritur qëllimit të caktuar, e qëllim i caktuar në këtë rast është të bërit të ditur të tjerëve, e në veçanti shqiptarëve, kuptohet kur është fjala për shqiptarët, se Krishterizmi është fe e vjetër, gjegjësisht „më e vjetër“ se Islami, dhe fe e vetme „origjinale“, e sidomos fe „origjinale“ e shqiptarëve. Por, përveç kësaj bëhet propaganda e asaj se kjo fe është fe e tolerancës, e paqes, e respektimit,... etj. Megjithatë, që të jem më i qartë në atë që dua të them në këtë rast, së pari dëshiroj t’i kthehem shkurtimisht historikut të shkurtër të Krishterizmit.

Kur do të pyesnim një njeri të thjeshtë se kur ka lindur Krishterizmi, ai me siguri që do të na thoshte se ka lindur në shekullin e parë. Kështu mendojnë edhe shumica e të krishterëve. Ndërkaq faktet historike, edhe pse Jezu Krishti ka lindur dhe ka jetuar në fillim të shekullit I., po kalendari i erës sonë fillon me Krishtin (të cilin ne muslimanët e njohim si pejgamber i All-llahut i quajtur Isai a.s.), tregojnë se Jezusi nuk ka propaganduar Krishterizëm dhe as që ka ekzistuar si term në kohën e tij fjala Krishterizëm. Ndërkaq ithtarët e Isait janë quajtur jesuanë (isevitë), nasuraj etj.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.