Printo!
Kategoria: Filozofi islame
Lexuar: 593 herë

 

Dr. Metin Izeti

 

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

 

Arti dhe mendësia nuk janë në kundërshtim mes vete, mirëpo gjithmonë nuk ecin paralelisht dhe nuk e ngërthejnë njëri-tjetrin. Që të dyja si disiplina të posaçme për krijesën e pasqyruar në formën më të bukur (ahsen-i takvim), njeriun, i hasim në të gjitha periudhat e zhvillimit njerëzor. Herë pas here në shoqëri të ndryshme ka qenë prezent arti i cili nuk ka qenë i thurur me mendësi të shëndoshë. P.sh. bota arabe në periudhën paraislame kishte poetë me nam por kjo nuk e shpëtoi që të karakterizohet si “periudhë e injorancës”. Për pasojë, në periudha të ndryshme kohore kishte poetë të cilët nuk kishin platforma dhe sisteme mendore rreth qenësisë dhe metafizikës. Mirëpo, krahas kësaj, historia njerëzore është ballafaquar edhe me epoka puro racionale pa prezencë të vlerave artistike, p.sh. diskutimet dhe polemikat goxha të gjata dhe shterpe rreth disa problemeve apologjetike si islame ashtu edhe krishtere në mesjetë.

Shekulli XIII është periudha në të cilën ka jetuar dhe vepruar poeti, mendimtari dhe sufiu, sistemi i të cilit ka qenë i thurur me art dhe mendësi të jashtëzakonshme për kohën që ka jetuar dhe më vonë. Ky personalitet i shquar i botës islame, i cili edhe tetë shekuj pas tij do të arrijë që të vendosë fronin e dashurisë ndaj tij në zemrat e njerëzve si në lindje ashtu edhe në perëndim, është Mevlana Xhelaleddin Rumiu.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.