Printo!
Kategoria: Medh'hebet juridike
Lexuar: 578 herë

 

Mr. Rejhan Neziri

 

MEDH’HEBET - PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I TYRE

 

Bashkësia e parë muslimane ka jetuar pranë Muhammedit a.s., i cili, njëkohësisht, ka qenë edhe pejgamber (i dërguar i Zotit) edhe burim referimi, autoriteti. Ai i ka drejtuar besimtarët, u është përgjigjur pyetje ve të tyre dhe, kështu, i ka qetësuar e zbutur mendjet dhe zemrat e tyre. Ai ka qe në rrugë e urtësisë, e njohjes dhe shkencës. Në fillim, në praninë e tij, nuk ka patur nevojë të përcaktohen fushat e ndryshme të dijes apo të mendohet për çfarëdo një lloj specializimi brenda fushës së pastër fetare. Mësimi ka qenë unik, global dhe i ka përfshirë të gjtha sferat e jetës njerëzore, mirëpo Pejgamberi a.s. e kishte bërë të qartë se ai ishte vetëm një njeri dhe se për sa u përket punëve të kësaj bote mund t’ia qëllonte, po mund edhe të gabonte. Për shembull, kur Pejgamberi a.s. arriti në Medine, i pa njerëzit se si i shartonin drunjtë e hurmave. U thotë atyre: “Ndoshta do të ishte më mirë të mos e bënit këtë!”. Ensarët (medinasit) pas kësaj e braktisën këtë praktikë, mirë po prodhimi i hurmave u pakësua. Ata e lajmërojnë Pejgamberin a. s. për këtë, kurse ai u përgjigjet duke u thënë: “Unë jam njeri. Nëse ju them të bëni diçka që ka të bëjë me fenë, pranojeni atë, e nëse ju them diçka nga mendimi im personal, të keni ndërmend se unë jam njeri! Ju më së miri i njihni punët e kësaj bote”.

Janë shënuar shumë situata të tjera sikur kjo e fundit, që e kanë konfirmuar statusin e Pejgamberit a.s. si thesar të normave hyjnore (furkan) dhe, si të tillë, autoritet e referencë për gjithçka fetare, mirëpo edhe si njeri që mund të gabojë në të gjitha punët e tjera. Këtë dallim e kanë patur të qartë as’habët dhe Pejgamberi a.s. shpesh është konsultuar me ta kur është dashur të sjellë gjykim sipas mendimit të shumicës.

Ky dallim i parë është shumë me rëndësi jo vetëm pse e qartëson rolin e Pejgamberit si të tillë, por edhe pse hedh dritë të re mbi nxitjen që Pejgamberi a.s. ua bënte shokëve të tij për të formuluar mendime juridike. Ashtu si ai që e bënte më të mirën që mundej sa u përket punëve të kësaj bote, po kështu edhe shokët e tij duhej ta bënin më të mirën që mundeshin si në punët e fesë ashtu edhe në formulimet juridike, gjithnjë duke i ndejtur besnikë fesë, praktikës islame dhe rrugës së drejtë. Ka patur dy faktorë kryesorë që kanë shkaktuar ndryshime të konsiderueshme brenda bashkësisë muslimane që sapo ishte themeluar në Medine. E para, tanimë nuk ishte në pyetje jetësimi i besimit intim në zemrën e individit, por çështja e organizimit të mbarë shoqërisë në emër të këtij besimi, duke dëshmuar se tanimë bashkësia ishte e aftë t’u qëndronte besnike kuptimeve dhe përshkrimeve të Porosisë kur’anore. E dyta, rritja shumë rapide e numrit të anëtarëve të bashkësisë muslimane si dhe shtrirja e vazhdueshme gjeografike e saj, përpjesëtimisht shkaktoi edhe rritjen e vështirësive. Në fillim, muslimanët është dashur ta kuptojnë Islamin në mënyrë që ta aplikonin në një mjedis tejet të njohur, pra në shoqërinë arabe të Hixhazit, mirëpo, më vonë, ata është dashur të mendojnë se si më mirë ta implementojnë Islamin në një kontekst krejt tjetërfare, me popullatë të re, me shprehi e me zakone të reja.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.