Printo!
Kategoria: Medh'hebet juridike
Lexuar: 480 herë

 

Doc. Dr. Vexhdi Akjyz

 

DREJT LINDJES SË MEDH’HEBEVE: ndarja në Ehlul-Hadith dhe Ehlur-Re’j

 

Ndarja në Ehlul-Hixhaz (banorët, dijetarët e Hixhazit-zonës Mekke/Medine) dhe Ehlul-Irak (banorët, dijetarët e Irakut) që mbështetej në dallueshmërinë e pozitës gjeografike dhe të mësuesve prej të cilëve ushqeheshin ata, qysh nga periudha e dytë e emevitëve, në masë të madhe e të përshkallëzuar, fillon të zhvillohet në një ndarje të mbështetur në metodologji (usul).

Kështu, nga ndarja që më tepër e theksonte dallueshmërinë e vendit (të pozitës gjeografike) duke u shndërruar në një ndarje që theksin më tepër e vinte mbi dallueshmërinë e metodologjisë, tanimë Ehlul-Hixhazi filloi të quhej Ehlul-Hadith (dijetarët e hadithit), kurse Ehlul-Iraku u bë Ehlur-Re’j (dijetarët e arsyes). Krahas dallueshmërive në mendime të kohëve të mëhershme, në këtë periudhë diskutimet më të rëndësishme që dolën në pah kishin të bënin me veprimin me hadithet mursel (hadithe që transmetohen nga ndonjë tabiun pa u përmendur emri i transmetuesit sahabij; përgjithësisht hyn në grupin e haditheve me zinxhir të ndërprerë të transmetuesve), me vlerën që u jepej mendimeve të sahabëve (muslimanët që kanë jetuar bashkë me Muhammedin a.s.) e të tabiunëve (muslimanët që kanë jetuar me sahabët) si dhe me mendimet që silleshin rreth çështjes së re’jit (arsyes, logjikës).

Dallueshmëria metodologjike që në fillim ishte dallueshmëri gjeografike, nuk mund të thuhet se ajo ka bartur veti e karakteristika tërësisht gjeografike. Për shembull, njëri prej mësuesve të Imam Malikut i quajtur Rabiatur-re’j i takonte shkollës së Ehlur-Re’jit, kurse fakihu (juristi) esh-Sha’bi nga Kufeja, edhe pse herë pas here e përdor kijasin (analogjinë si mjet logjik), në fakt i takonte shkollës së Ehlul-Hadithit.

Nga turqishtja: Mr. Rejhan Neziri

Lexo artikullin e plotë në PDF.