Printo!
Kategoria: Fikh
Lexuar: 897 herë

 

Ummu Mu'az Smajloviq
 

OPERIMI PLASTIK - PO POR KUR?


 

Bota e tanishme është botë moderne, bashkëkohore. Përparimi njerëzor është evident në të gjitha lëmenjtë: kimi, fizikë, biologji, teknologji e sidomos janë të theksuara arritje në lëmin e mjekësisë. Shërohen sëmundje nga të cilat në të kaluarën kanë vdekur popuj të tërë. Bëhen me sukses transplantimet e veshkëve, zemrës, mëlçisë, palcës eshtërore, mushkërive, etj. Duket se nuk ka sëmundje e që mjekët nuk kanë gjetur ilaçin përveç vdekjes.

Lirisht mund të themi se mjekësia ka arritur kulminacionin në të gjitha degët. Posaqërisht vërehet përparim i mjekësisë moderne në lëmin e "operimeve estetike" (kirurgjia plastike).

Shumë kanë mundësi që të realizojnë dëshirën e tyre për pamje të re ose të ndryshme. Këtë "trend" në të kaluarën e afërt kanë mundur ta kenë privilegj vetëm njerëz të caktuar: "popullarizuar", "të pasur" të cilëve shejtani u ka zbukuruar veprimet e tyre.

Pas globalizimit të përgjithshëm dhe qasjes në mjetet e komunikimit, kjo gjë është bërë krejtësisht "normale" edhe te "njerëzit e rëndomtë". Operimet estetike janë bërë gjë "normale" në të gjitha mjediset, qasje për çdo popullatë dhe brez. Sa u përket jobesimtarëve, mendoj që ata gjithsesi nuk u intereson asgjë tjetër përveç pamjes së jashtme. Vërehet qartë varfëria e tyre shpirtërore edhe pse posedojnë milionë.

O besimtarë dhe besimtare! A thua ata kanë nevojë për operime estetike dhe çfarë duhet të jenë këto: shpirtërore-
morale apo të jashtme?

Mendoj që tërë ummeti islam, përveç atyre të cilët Allahu i madhërishëm i ka mëshiruar, kanë nevojë për disa "operime estetike të shpejta".

Por, meqë kryesisht gratë janë atyre që dëshirojnë për pamje më të bukur, do të propozoj, motër e imja disa operime estetike që duhet bërë nga vajzat dhe bashkëshortja ime e pastaj myslimanet tjera e këto janë:



 

ZBUKURIMI ESTETIK I ZEMRAVE TONA

Zbukurimi estetik i zemrave tona është një prej operimeve estetike me të cilat duhet filluar për zbukurimin e pamjes sonë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë në çdo trup ekziston një pjesë (organ) i cili kur është në rregull i tërë trupi ndihet mirë, e nëse ajo pjesë është e prishur, i tërë trupi, e kjo është zemra." (Buhariu, 52, Muslimi, 4178)

Shumë sëmundje janë mbledhur në zemrat tona të dobëta, ndërsa Zoti ynë nuk ka dhënë sëmundje e që për të nuk e ka dhënë ilaçin përveç vdekjes. Këto sëmundje janë:

-
Dashuria për dynja dhe çka ka në të. Këtë sëmundje duhet "shpejtë" ta shërojmë, ngase kjo sëmundje preokupon personin me arritjen e qëllimeve të dynjasë, ndërsa harron vendbanimin e tij të përhershëm.

-
Pasimi i epsheve, siç thotë i Lartësuari:

"A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?" (El -
Furkan, 43)

-
Zemërimi, sepse kjo së bashku me pasionin e epsheve e humbë atë që është i ekspozuar nga njohja e së vërtetës dhe mendimit të drejtë.

-
Zilia dhe kryelartësia. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Zilia është e lejuar vetëm në dy raste: në rastin e njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, dhe ky e shpenzon në rrugën e vërtetë, dhe në rastin e njeriut të cilit Allahu i ka dhënë urtësi (dituri) dhe sipas kësaj gjykon të tjerët dhe i mëson." (Buhariu, Muslimi)

Xhenneti me të gjitha bukuritë dhe zbukurimet e tij është i ndaluar për zemrën në të cilën mbizotëron kryelartësia. Pejgmaberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk do të hyjë në xhennet ai i cili në zemër ka thërrmijë të kryelartësisë." (Muslimi, 277)

-
Zemra e ngurtësuar dhe e vrazhdë:

"Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës) . . ." (El -
Bekare, 74)

I ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. njeriut i cili u ankua në ngurtësinë dhe vrazhdësinë e zemrës së tij: "Lëmoje kokën e jetimit dhe ushqeje të varfërin." (Ahmedi, Sahihu el-
tergibi vet-
terhibi, Albani 2545, hasen)


 

BUKURIA E SYVE TANË!
 

Operimi i dytë që na nevojitet është operimi i "zbukurimit të shikimeve tona". Edhepse është në kundërshtim me operimin estetik i cili sytë tanë "do të na zgjeronte", "zvogëlonte", etj., këtu do të bënim operimin e shikimeve tona që të mos shohim atë që Zoti ynë nuk është i kënaqur ose ajo që është haram, duke menduar për versetin kuranor:

"Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra."(Gafir, 19)

Duke dëgjuar dhe bindur urdhërit të Tij kur urdhëron të gjitha besimtaret:

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre . . ." (En -
Nurë, 31)

T'i ruajmë shikimet tona, sepse ata janë shkas i mëkateve, e ndonjëherë edhe shkatërrim dhe humbje e imanit. Na mjafton tërheqja e vërejtjes ku Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Prostitucioni i syve është shikimi." (Muslimi, 6925)



 

EDHE PSE E VOGËL, NA MBIZOTËRON


Në këtë kohë bashkëkohore, shumë myslimanë, e sidomos myslimane, sprovohen me një organ të vogël. Pejgamberi s.a.v.s. ka premtuar xhennetin atij i cili i garanton për gjuhën e tij. (Buhariu, 6474)

Sa është sot numri i atyre që mund të premtojnë që do ta ruajnë gjuhën e tyre? Me shpejtësi na nevojiten dy-
tre operime të gjuhës në mënyrë që të ruhemi nga sëmundjet më të rënda:

-
Përgojimi:

". . . mos përgojoni njëri-
tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?" (El - Huxhuratë, 12)

Moskujdesia për këtë "organ të vogël" dhe lërje që të flasë çfarë "ajo" dëshiron është shkas i dënimit të varrit. (Buhariu, 6052)

Çfarë ka përgatitur Zoti për ata që nuk ruajnë gjuhën e tyre? Pejgamberi s.a.v.s. kur ishte në Miraxh, kaloi pranë njerëzve që me thonjët e bakrit gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre dhe pyeti: "Kush janë këta njerëz, Xhibril?" Ai tha: "Këta janë ata të cilët kanë përgojuar njerëzit dhe u kanë njollosur nderin.", u përgjigj ai." (Ebu Davudi, sahih)

-
Bartja e fjalëve - me qëllim të mbjelljes së ndarjes dhe përlarjes në mes njerëzve. Urdhëri i Allahut është i qartë kur është në pyetje ky person:

"Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz." (El -
Kalem, 10-11)

-
Përqeshja, emërtimi i myslimanëve dhe myslimaneve me ofiqe të këqinj:

"O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-
tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë." (El - Huxhuratë, 11)

Pastaj na nevojiten një varg "operime estetike" në organet tjera siç janë duart dhe këmbët. Sa i përket duarve, të fitojmë furnizim hallall, sepse ai që ushqehet me pasuri haram, lutja nuk pranohet. (Muslimi, 2393)

Që dy duart tona të jenë të vazhdueshme gjatë mbajtjes së Kur'anit, gjatë leximit të palodhshëm dhe studimit të rregullave islame. Po këmbët? Të jenë të vazhdueshme në namazin e gjatë të natës. Që Allahu të nxjerrë nga ummeti ynë ata që janë stabil, të sinqertë, luftëtarë në rrugën e Allahut me të gjitha mjetet. Myslimanë të drejtë, të sinqertë, besimtarë të cilëve Allahu i madhërishëm ka premtuar:

"Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur." (Es -
Sexhde, 24)


 

RREGULLA E SHERIATIT PËR OPERIMET ESTETIKE

     
Në fund, motër imja, dëshiroj që ta njohësh rregullën e Sheriatit për operimet estetike.

Kirurgët estetik i kanë definuar operimet estetike si "operime të cilat zbukurojnë pamjen e një pjese të caktuar të jashtme të trupit ose përshpejtojnë funksionin e tyre nëse ka ndodhur mangësi, dëmtim ose deformim." (Ahkamu el-
xhiraha/ Shenkiti)

Janë dy lloje të këtyre operimeve: E para është mënjanimi i mangësisë së lindur, të metat ose deformimet, ose i njëjti ka ndodhur më vonë gjatë lëndimeve ose fatkeqësive të komunikacionit. Ky lloj i operimeve estetike është i lejuar. Pejgamberi s.a.v.s. njeriut i cili kishte humbur hundën në luftë e lejoi ta vërë hundën prej arit. (Ebu Davudi, hasen)

Lloji i dytë: Operimi i zbukurimit, d.m.th. operim me dëshirë për të arritur pamje të bukur. Ky lloj operimi nuk është i lejuar. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Allahu i ka mallkuar gratë që tetuohen dhe ato që bëjnë tetuazhë, dhe gratë të cilat shkulin vetullat, dhe hollojnë dhëmbët, zbukurohen dhe kështu ndryshojnë pamjen të cilën Allahu u jep krijesave." (Buhariu, 5347, Muslimi, 2124)

Pra, mallkimi është thënë për shkak të zbukurimit plotësues, e jo si shkak të mënjanimit të të metave dhe defomiteteve.

Lutemi Allahut që të na ndihmojë të bëjmë atë që Ai dëshiron dhe është i kënaqur.

 


Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi