Printo!
Kategoria: Fikh
Lexuar: 713 herë

 

Nexhat Ibrahimi

 

 Hixhreti dhe ndikimi i tij në zhvillimin e së drejtës së sheriatit

 
Hyrje
           

Hixhreti i muslimanëve nga Meka në Medinë konsiderohet ndër ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë islame në përgjithësi, që bëri ndryshime të thella edhe në historinë botërore. Janë të shumta akceset rreth kësaj teme, si fetare, historike, letrare etj., por me këtë rast do të hedhim vetëm ca shkëndi në një pikëpamje pak sa specifike të hixhretit - sa është dhe cili është roli dhe ndikimi i hixhretit të muslimanëve në të drejtën e sheriatit në Islam.

Mekasit muslimanë e braktisën qytetin e tyre, shtëpitë e tyre që të shpëtojnë ekzistencën e tyre fizike, kurse për ta mbrojtur fjalën e Zotit, me çmimin më të lartë -
të jetës, pasurisë dhe kujtimeve të vendlindjes. Në anën tjetër, kemi shembull të pashoq të medinasëve muslimanë, të cilët sakrifikuan qytetin e tyre, pasurinë e tyre, jetat e tyre, për t'i pranuar mekasit (muhaxhirët) muslimanë në mjedisin e tyre, kurse për ta shpëtuar fenë e tyre. Pranimi i mekasëve nga medinasit nuk ishte pranim i zakonshëm refugjatësh, as pranim i imponuar nga forca apo rrethanat e ndryshme shoqërore-
politike, por ishte pranim i mirëfilltë, i sinqertë vëllazëror. Madje, në disa raste kemi edhe trashëgimi të ndërsjellë.

Por, hixhreti ka pasur ndikim edhe në zhvillimin e mëvonshëm të Islamit, sepse pjesa më e madhe e karakterit juridik të Kur'anit është shpallur në Medinë. Në këtë periudhë edhe shumë ibadete islame morën formën përfundimtare, sikurse është namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj....

Për ta lehtësuar perceptimin e vetë Shpalljes dhe inkorporimin dhe implementimin e normave juridike islame, do t'i bëjmë edhe ca shpjegime të nevojshme.


Lexo tekstin e plotë
në PDF