25 PYETJE RETH AGJËRIMIT
N
Ë MUAJIN RAMAZAN


Nga gjermanishtja: Mr. Bekim Alimi
Boton: Qendra Islame, Wil 2003

 

 

1. Pse agjërojnë muslimanët?


Agjërimi në Islam është një nga ritet fetare islame. Agjërimi në këtë muaj është nga kushtet elementare të islamit krahas shehadetit, i cili vërteton njishmërinë e Allahut xh.sh. dhe profetrinë e Muhamedit a.s. 4, falja e pesë namazëve të ditës, dhënia e zekatit dheshkuarja në haxh kush ka mundësi.

Thot Allahu xh.sh.: O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.

Sipas këtij ajeti të Kuranit, librit të shenjtë të Muslimanëve, agjërimi bëhet që të arihet kënaqsia e Allahut xh.sh dhe të plotësohet dëshira e Tij absolute.

Krahas saj, agjërimi është nga tradita e fortë e Muhamedit a.s. i cili shërben si shëmbëlltyrë i uslimanëve.

 

 

2. Si agjërohet në Islam?


Agjërimi sipas islamit është që një musliman/e nuk guxon të hajë, të pijëapo më mirë thënë nuk guxon të marr ushqim në trupin e tij dhe çdo lloj kënaqeje të epsheve nga imsaku deri në perendim të diellit. Kjo është ana e jashtme e agjërimit. Agjërimi ka edhe dimenzionin e brendshëm dhe ajo, të ketë kujdesë mëshumë se kurrë, që të mos bie në gabime dhe mëkate, të mos shiqoj me epsh, mos të flas dhe dëgjoj keq dhe të mos bëjë punë të pahije. Përmes saj kupton njeriu se ai është i lidhur dhe i mvarur vetëm për Allahun xh.sh. Ai është një muaj i aktiviteteve fetare në të cilin muslimani krahas farzeve kryen edhe vepra vullnetare. Në të muslimani angazhohet edhe me lexim të Kur`anit, falje namazeve nafile etj.
 

 

3. Çka përfiton muslimani nga agjërimi?

Agjërmi është rast direkt mesin e Krijuesit dhe krijesës. Kjo është e pastër nga hipokrizia, sepse kjo bëhet vetëm mes Zotit dhe personit pa njohjen e tjerëve. Njeriu mund të thotë se agjëron kurse të tjerët nuk mund ta vërtetojnë, pra është obligim i lidhur vetëm mes njeriut dhe Zotit.

Shpirti i besimtarit pastrohet përmes saj dhe në të njëjtën kohë përforcohet lidhja midis njeriut dhe Zotit; dhe njeriut me njeriun. Nëse kjo veti nuk do të gjendet në agjërim, ai mbetet i pakuptimt.
Nga dobiat e mëdha në Ramazan është edhe ritja e zemërgjërsisë dhe mëshirës ndaj të varfurve. Në anën tjetër përmes agjërimit forcohet vetkontrolli dhe koncentrimi në qëllimin e duhur. Kush agjëron, mendon shumë në Zotin, ushtron punëmirsinë e tij dhe e shijon ëmbëlsirën e nënshtrimit të plotë në Allahun xh.sh., në dashurinë dhe në devotshmërinë e tij. Muslimanët i shijojnë iftarët, tubimet dhe dashurinë familjaro-farefisnore gjatë këtij muaji të bekur. Ushrimet e posaçëme të trupit dhe tëi shpirtit gjatë këtij muaji i japin edhe një aspekt tjetër dobijave të pakufijshme të muajit madhështorë.

 

 

4. Kush obligohet të agjërojë?

Obligimi i agjërimit vlen për çdo Musliman/e i/e cili/a është i/e shëndoshë fizikish dhe psigjikisht, i/e moshëritur që e din se është farz agjërimi.

I moshëritur dmth. që  ka aritur moshën e pubertitetit. Fëmijët nuk janë të obliguar, mirëpo është e mirë të motivohen që të mbajnë aq ditë sa që kanë mundësi. Kjo do tju mbeteshte shprehi për në mosën e tyre të pjekur.

Që e din se është farz, dmth. nëse kurri në jetë nuk ka dëgjuar për agjërimin dhe ramazanin, por urdërat tjera i ka kry, ky nuk obligohet për kompenzim.

 

 

5. A ka persona që janë të liruar nga agjërimi?

Vetëm ata që mundet ta kryejnë kët rit fetaro-islam ashtu si është i obliguar dhe pa ndonjë mangësi shëndetsore, janë të obliguar të e kryejnë. Pra të sëmurit, pleqët të shtyrë në moshë, gartë shtatëzanë, nënat që kanë fëmijë të vogël në gji, gratë në menstroacione dhe grupe të ngjajshme, janë të liruar nga ky obligim.

Personët, sëmundja e të cilëve është e pashërueshme si p.sh. smundjet kronike, dobësia e madhe e pleqsisë dhe ngjajshëm, duhet që për çdo dit të Ramazanit të paguhen nga një fitër. Tjerët që nuk kanë mudur të agjërojnë por nuk bien në këtë grup, si p.sh. shtatzania, smundje e përkohshme etj. Duhet që pas ramazanit të agjërojnë po aq dit të i  mbajnë.

 

 

6. Kur fillon koha e agjërimit?

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islam, i cili njësohet sipas hënës. Kalendari islam për dallim nga ai gregorian (për shkak të njësimit me hënën) është më i shkurtë për 10 deri 11 ditë në vit. Kjo bën që ramazani të lëviz gjatë vitit dhe ti kaplon të gjitha stinët. Një musiman gjatë jetës së tij do ti përjetojë me agjërim edhe ditët e shkurta të dimrit edhe ato të gjatat dhe të nxehta të verës.

Nëse do të ishte një kohë e caktuar dhe e pa lëvizur e ramazanit, për disa pjestarë të islamit në vende të ndryshme të botës do të ishte një pozitivitet e për disa të tjerë një negativitet. Allahu dëshiroi dhe e bëri atë që është më e mira për rrobrit e Tij.

 

 

7. Çka do të thotë fjala "Ramazan"?

Ramazan rrjedh nga rrënja e foljes arabe "ramida" ose nga "arramad" dhe do të thot: rërë e nxehtë dhe e thatë. Nga e njëjta buron edhe "ramdaa" që do të thot: rërë e djegur nga dielli.

Kjo lidhet me ndjenjën e mbrendshme të lukthit, që ngjet në nxehje dhe djegje të mbrendshme e cila vjen nga etja.

Disa komentojnë pak më ndryshe dhe thonë, ramazani është titulluar me këtë fjalë sepse sikur që e djeg dielli rërën në shkretëtirë, ashtu I djeg gjynahet agjërimi në trupin e njeriut. Në ramazan trupi dhe shpirti janë më të gatshëm për kontakt Allahun shti siç është në tokë guri dhe rëra për nxehtësinë e diellit pa ndonjë pengesë. Pra në këtë formë ndihmon ramazani besimtarit që të bëhet një ripërtrirje në trupin dhe shpirtin e tij, e pas ramazanit të fillojë një jetë e ripërtrirë dhe e freskët.

 

 

8. Si ndikon agjërimi te agjëruesit?

Kjo është e ndryshme. Ka shumë njerës që përmes agjerimit arijnë deri te një rikthim dhe qetsi e brendshme, gjë që ndoshta gjatë tërë vitit i ka munguar. Shpesh ndjehet agjëruesi që trupi i tij gjatë këtij muaji pranon një lloj ripërtrirje dhe ringjallje. Disa ushrojnë në durim, sepse për të agjëruar i duhet besimtarit mjaft durim. Dihet se agjërimi e ngarkon trupin dhe emocionet e njeriut më shumë se obligimet tjera fetare.

Secili e ndjen agjërimin dysi më ndryshe, por e vërteta është se të gjithë muslimanët e konsiderojnë si akt i përbashkët fetar përmes të cilit shpresojnë në të mira në botën e amshueshme.

 

 

9. A nuk është e parrezikshme mospija gjatë agjërimit?

Nëse te një person janë plotësuar kushtet e agjërimit atëherë trupit nuk i paraqiten reziqe shëndetsor për mungesë të lëngjavre nga agimi deri në mbrëmje. Vet largimi nga ushqimi lehtëson situatën, përshkak se nëse trupi nuk merr udhqim nga jasht nuk ka nevojë të veçantë për ujë.

 


10. A është e logjikshme që gjatë tërë ditës mos me ngrënë gjë e në mbrëmje të kompensohet krejt kjo mungesë?


Jo, në asnjë rast. Mu për këte ka këshilluar Muhamedi a.s. që në fillim të merren ushqime të lehta. Nga kjo traditë shkohet në islam që çelja iftar bëhet me hurma (diç të ëmbël) apo uj, gjë që shërben për mosngrënjen e shumtë që në fillim. Poashtu Muhamedi a.s. ka lënë edhe rregulla tjera që vlejnë edhe jasht ramazanit sa i përket lukthit dhe ate: "Një musliman e ndanë lukthin e tij në tre: një të tretën e mbush me ushqim, një të tretën me uj dhe një të tretën e le të shprazur".
 

 

11. A agjërojnë muslimanët për dietë?

Qëllimi i plotë i besimtarit është në këtë rast Allahu xh.sh. dhe kënaqsia e Tij. Preferohet gjatë këtij muaji të mos konzumohen ushqime të rënda, mirpo kjo është e lejur plotësisht. Për këtë shkak ka musliman që hollohen gjatë këtij muaji dhe ka nga ata që trashen.

 

 

12. A nuk është rëndë në këto vende të agjërohet?

Agjërimi në këto vise në disa aspekte është më e lehtë se në viset e nxehta klimatike. Gjatë dimrit ditët janë më të shkurta dhe të ftohta, gjë që e lehtëson agjërimin në masë të madhe. Në anën tjetër në vendet muslimane puntorët nuk janë në punë gjatë kohës së iftarit. Krahas saj bashkpunëtorët e tyre gjatë ditës nuk hanë e pinë, kurse në këta vise po.

Shumë nga muslimanët në këto vende dëshirojnë të çelin iftar me familjen e tyre por nuk ju premton orari i punës.

 

 

13. Pse muslimanët duhet të agjërojnë një muaj të plotë?

Siç u potencua, muslimanët i përmbahen urdhrave të Allahut që janë të shënuara në Kur`an dhe traditës së Muhamedit a.s. Parimet islame japin që ramazani të jetë një muaj islam, e ky është ose 29 ose 30 ditë. Sipas islamit, nuk guxohet të agjërohet i tërë viti, edhe nëse tentohet të arrihet një qëllim shpirtëror. Edhe pse sipas përvojës, nëse një person agjëron më gjatë, atij i shëndrohet në natyrë të dytë dhe më nuk e dëmton, por prapë se prap agjërimi i kohpaskohshëm është më i dobishëm dhe i mirë.

 

 

14. A ka nevojë Zoti për agjërimin e besimtarëve?

Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e besimtarëve sepse Ai vet është i plotë dhe nuk ka nevojë për plotësim. Prej çdo lloj riteve fetare përfitojnë vet muslimanët. Por dihet se besimi është parakusht i një riti fetar dhe një punë pa besim nuk pranohet te Allahu xh.sh. Për këtë shkak besimi dhe puna (praktikimi i punëve fetare) i takojnë njëra tjetrës. Këta të dyja janë si dy anët e një medaljeje. Besimi përforcohet me kryerjen e obligimeve fetare dhe obligimet kryhen për dhkak të besimit. Një besim që është i shprazët nga punët e mira, mund të shëndrohet shumë shpejt në një dëshmi (besim) boshe.

 

 

15. Cilat ushqime përgatiten për çeljen e iftarit?

Kjo ka të bëjë më së shumti me llojllojshmërinë e traditave të  ushqimeve në kultura të ndryshme të muslimanëve.

Shpesh fillohet me një ushqim të lehtë e të ngraohtë, mirpo kjo është më e pakta që shiqohet te muslimanët. Më së shumti ju intereson ngrohja familjaro-farefisnore dhe ftesa e njëri-tjetrit në iftar.

 

 

16. Si u bë muaji Ramazan obligim për muslimanët?

Fillimi i zbritjës së Kur`anit Muhamedit a.s. iu bë në muajin ramazan në vitin 610. 14 vite më vonë erdhi ajeti i Kur`anit dhe i urdhëroi muslimanët për agjërim, pra në vitin 624. Thot Allahu xh.sh:

"O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju. (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësi për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni".

 


17. Çfarë traditash kanë muslimanët në muajin Ramazan?

Çelja e iftarit bëhet zakonisht me hurmë apome një fyt ujë gjatë së cilit lexohet duaja e pejgamberit a.s.: O Zot, për ty agjërova, në Ty besova, Ty të mbështetem dhe me rizkun Tënd po çel iftarë". Pastaj thuhet: Bismil-lahir-rahmanir-rahim, Në emër të Allahut, Të GJithmëshirshmit, Mëshirëplotit. Menjëherë pas hapjes së iftarit, falet namazi i akshamit dhe më pas hahen ushqimet e përgatitura për iftarë. Sipas traditës së Muhamedit a.s. është që gjatë ramazanit të bëhet hatme (leximi i plotë i Kur`anit) Kur`ani. Vizita e anasjelltë e muslimanëve paraqet përditshmërinë e muslimanit në këtë muaj madhështorë. ?elja e iftarit në formë të përbashkët bëhet shpesh edhe nëpër xhamia, ku shtrohet iftarë dhe muslimanët bashkërisht luten dhe ushqehen.

 

 

18. Sa muslimanët i përmbahen këtij obligimi islam?

Agjërimi është njëra nga pesë shtyllat e islamit, të cilës muslimanët më së shumti i përmbahen. Xhamiat janë plot në këto net të ramazanit në namazin e teravisë. Shumë musliman vijnë që të falin këtë namaz të përbashkët dhe të ulen pas tij për bisedë dhe takim me njëri-tjetrin.

Edhe muslimanët që nuk janë praktikues të fesë, në këtë muaj tentojnë t`iu largohen harameve si p.sh. mos konsumimi i alkoholit në këtë muaj. Në shtetet me shumicë muslimane ramazani ndikon në jetën e përditshme. Edhe pse mundet me thënë se diku gjysma e besimtarëve i përmbahen këtij obligimi, nuk mund të shohish dikëndi që gjatë ditës han apo pin.

 

 

19. A ka agjërim pas muajit Ramazan?

Një agjërim që do ta quanim farz nuk ka. Por Muhamedi a.s. ka preferuar agjërim vullnetarë si p.sh. 6 ditët e Shewwâlit. Ai përmend duke thënë se agjërimi i muajit ramazan të cilit i mbrapaprijnë 6 ditë e shawwalit janë të Allahu sikur një njeri të kishte agjëruar tërë vitin. Gjithashtu preferohet agjërimi në 10 Muharrem, të hënat, të enjtet etj. Agjërimi i tërë vitit pa ndërpre nuk lejohet në islam. Më së shumti që lejohet ëhtë sipas këshillës së Muhamedit a.s. është një ditë të mbahet e tjetrën jo dhe kështu me rradhë.

 

 

20. Si mundet kolegët jomuslimanë t'i mbështesin shokët e tyre të punës gjatë agjërimit?

Punëshënësit, kolegët, mësuesit/et dhe ngjajshëm, mund të ndihmojnë në ate nëse ata tentojnë ta kuptojnë vlerën e ramazanit dhe sipas mundësisë muslimanëve gjatë kësaj kohe tùa lehtësojnë punën fizike.

Kujdesje të veçantë mund të ketë sa i përket orarit të punës, nëse i tolerohet muslimanit që të mund të prezentoj në familje në hajen e syfirit apo iftarit, mos ngarkimi i tepërt i nxënësve me detyrë shtëpie etj. ?shtë me rëndësi që punëtorët, nxënësit musliman të mund të marrin të lirë në festën e Bajramit, me qëllim që të mund të kryejnë faljen e namazit të bajramit në formë të përbashkët me muslimanët. Kjo festë dhe jo që pëson pas 2 muajve përafërsisht, janë me rëndësi të veçantë në islam. Muslimanët i gëzon rasti nëse dikush ua përuron këtë festë.

 

 

21. A ka ngjarje të veçanta gjatë muajit Ramazan?

Ka namaze të veçanta që titullohen taravih. Këta lutje mund të kryhen ca kohë pas perendimit të diellit në xhami me xhemat ose në shtëpi me familjen. Në të ka një natë që titullohet nata e Kadrit. Muhamedi a.s. thot se kjo natë qëllon në 10 netët tek të fundit të ramazanit. Në këtë natë ka filluar zbritja e Kur`anit famëlartë. Sepse nata e caktuar e Kadrit nuk tregohet qartas nga Muhamedi a.s. muslimanët e kërkojnë këtë natë me lutje të shumta në 10 netët e fundit, kurse festimi i saj bëhet në 27 Ramazan. Nga traditat e muslimanëve në këtë muaj është bërë ehde ndarja e Zekatit dhe lëmoshave të ndryshme.

 

 

22. A kremtohet në fund të Ramazanit ndonjë festë?

Namazet e taravive përfundojnë një natë para agjërimit, kjo nga shkku se nata në islam fillon para ditës, pra një natë para se të fillohet të agjërohet është falur namazi I taravisë dhe mu për këtë shkak edhe përfundon një natë më herët. Festa e fitr Bajramit    fillon me një namaz të festës. Ky namaz përbëhet nga dy rekate    dhe një ligjeratë. Muslimanët përurojnë dhe luten për njëri tjetrit që Allahu të ua pranoj lutjet dhe adhurimet e tyre gjatë muajit ramazan.

Festa zgjat tre ditë. Në këta ditë vizitohen të afërmit dhe farefisët dhe kjo bëhet që më të vegjlit vizitojnë më të vjetrit. Në këtë ditë nuk guxohet të agjërohet për shkak se kjo është ditë festive.



23. A kanë xhamitë probleme me fqinjët e tyre?

Ngashkaku se xhamiat janë të rralla në këto vende, detyrohen muslimanët të udhëtojnë me veturë deri në vendin më të afërt ku ka një faltore. Kjo shkakton përdorimin e veturave në netët e vonshme gjë që shkakton nga njëherë zhurmë dhe joqetsi për kojshitë e xhamise, e sidomos në kohën e verës kur namazi kryhet përafërsisht ka ora 22-23 ora. Për këtë shkak duhet që xhamitë të organizojnë komunikacionin dhe të paralajmërohen fqinjët për aktivitetet dhe lëvizjet pak a shum më të tepërta, që të kenë mirkuptim.

 

 

24. Çfarë duhet pasur ende parasysh për agjërimin?

Muhamedi a.s. ka dhënë udhëzime të shumta për agjërimin, por ne këtu do ti përmendim vetëm katër:
"Agjërimi është mbrojtje. Kështuqë ai që agjëron nuk duhet të flas fjalë të ndyta e as vepra të liga. E nëse dikush qortohet apo shahet, agjëruesi duhet ti thotë dy herë: "unë agjëroj".

"Pasha Ate, sopirti im në dorë e ti Cilit është, era e gojës së agjëruesit është më e mira te Allahu se parfumat e botës".

"Për hirë Tim besimtari largohet nga ushqimi dhe pija. Agjërimi është Imi dhe unë do të shpërblej për të. Kurse punët e mira numrohen 10 herë".

"Gjithçka ka zekatin e vet, e zekati i trupit është agjërimi".

"Kush agjëron me besim dhe shpresë të fortë për shpërblim, do ti falen gabimet e kaluara.  Dhe kush fal namazin me besim dhe shpresë të fortë për shpërblim, do ti falen gabimet e kaluara".

"Nëse dikush nuk ndalon vehten nga gabimet në fjalë dhe vepër, atij nuk i nevojitet të mbajë barkun e tij të uritur".


25. A mund të marrin pjesë jomuslimanët në manifestimet e Ramazanit?

Në esencë ka të drejtë çdo person të marë pjesë në manifestimet islame, sepse kjo ndikon në mirëkuptim të dyanshëm. Ky është edhe shkaku që ftohen jomuslimanët të marin pjesë nganjëherë në manifestimet e muslimanëve që të mund të kenë një pasqyrë më të mirë ndaj muslimanëve. Ata mund të marrin pjesë në ndonjë namaz taravije në formë shiquese dhe muslimanët gëzohen në veçanti nëse ka fqinj dhe të interesuar të hanë iftarë së bashku.