Nexhat Ibrahimi
Për historinë dhe dimensionet e kurbanit shkurtazi
Historia e kurbanit
Nevoja e njeriut për Krijuesin në botën fenomenale (alem'ush-
Të dhënat historike dhe hulumtimet shkencore nga rrafshi i feve komparative tregojnë se edhe kulturat dhe qytetërimet e vjetra, si adhuruesit e Diellit, Hënës, të yjeve dhe objekteve e fenomeneve të ngjashme e njohin institucionin e flijimit, të kurbanit. Ata janë përpjekur që nëpërmjet sakrifikimit të vetvetes apo të formave të ndryshme ta fitojnë simpatinë e Krijuesit dhe t'i meritojnë dhuntitë e Tij. Këto të dhëna nga e kaluara tregojnë se flijimi është traditë e rrënjosur thellë edhe tek popujt e vjetër si asirianët, persianët, fenikasit, egjiptianët, grekët, arabët parakur'anor, iliro-
Meqenëse qëllimi ynë në këtë shkrim nuk është përkufizimi i institucionit të flijimit dhe përcjellja e tij në faza të ndryshme historike, ne do të kënaqemi të përmendim një përkufizim paksa të vrazhdë shekullarist në të cilin pohohet se "flijimi është pjesë përbërëse e ritualit me qëllim që vullneti i zotave dhe qenieve (forcave) mbinatyrore t'u dalë në ndihmë dëshirave dhe nevojave të njerëzve. Është shprehje tipike e besëtytnisë që ka pasur dhe ka forma të tmerrshme johumane: flijimi i njerëzve në religjionet e vjetra dhe primitive." Këtë formë të flijimit, sakrificës latinët e vjetër e kanë shprehur me thënien e njohur "do ut des" që dmth. "jap që të më jep mua". Këto raporte "jap që të më jep mua" janë të panjohura për mësimin islam, sepse raportet Krijues-
Duke e pasur parasysh qenien jo të përkryer të njeriut, Allahu i madhëruar gjatë historisë ka dërguar pejgamberë -
Dimensionet e kurbanit
Institucioni i kurbanit ka një rëndësi të shumëfishtë në mësimin islam. Për këtë arsye, kërkon dhe meriton trajtim shumëpikëpamjesh. Nëse kurbanin e redukojmë në aspektin juridik dhe të teknikës së prerjes së kurbanit, ne me këtë veprim e kemi varfëruar këtë institucion dhe u japim të drejtë atyre që kurbanin e trajtojnë njëanshëm.
A. Dimensioni religjioz i kurbanit
Kurbani si komponent qenësor i mësimit islam është në funksion të tewhidit -
"…. Allahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën." El-
Thelbin, esencën e qëllimit të kurbanit e shpjegon vetë Allahu i lartësuar në ajetin vijues:
"Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek Ai arrin takvallëku juaj." El-
Kjo do të thotë se kafsha e flijuar është vetëm ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Ilustrim konkret për këtë është shembulli i Ibrahimit a.s., i cili si baba flijon të birin Islamilin dhe shembulli i Ismailit i cili pranon të flijojë gjënë më të shtrenjtë -
Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. është i papërsëritshëm në historinë njerëzore dhe si i këtillë duhet të ndikojë inspirativisht te ne besimtasrët në këtë shekull kundërthëniesh dhe antagonizmash, humbje vlerash dhe egoizmi, në kohën kur njeriu po humb çdo gjë që e bënë atë njeri.
B. Dimensioni moral i kurbanit
Kur'ani përmban mbi 200 ajete të karakterit juridik që drejtpërdrejt trajtojnë aspekte të ndryshme juridike. Ky fakt fletë qartë se pjesa tjetër me mbi 6000 ajete, kryesisht janë të karakterit moralo-
Akti i premjes së kurbanit, në shikim të parë i vrazhdë, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari vetëdije por edhe kritere, në bazë të të cilave ai do t'i valorizojë kategoritë etike dhe do t'i afirmojë vlerat pozitive:
Jeta -
Amshueshmëria -
Uniteti -
Fuqia -
E vërteta apo urtësia -
Dashuria -
Mirësia -
Uniteti, solidariteti, altruizmi dhe vetëdija se flijimi i një pjese të njerëzisë në dobi të pjesës tjetër është çelësi i shpëtimit të një bashkësie nga shkatërrimi i saj dhe shkalla më e lartë që synon Kur'ani.
C. Dimensioni social i kurbanit
Gjithë ç'ka në qiej dhe në tokë i përket Allahut të lartësuar. Njeriu është shfrytëzues i tyre. Që të bëhet një ndarje sa më e drejtë e të mirave ndërmjet njerëzve dhe botave tjera, Allahu vendosi rregulla. Aplikimi i këtyre rregullave është në funksion të çrrënjosjes së varfërisë, të vigjilimit të klasës eksploatuese dhe të eksploatuar etj. Një nga ato rregulla në aspektin social është edhe kurbani, qëllimi parësor i të cilit është barazia sociale ndërmjet njerëzisë. Gëzimi që përjeton i pasuri duhet t'i buzëqesh edhe të varfërit, por edhe kategorisë që për shkak të dinjitetit, modestisë apo ngurrimit nuk e shprehin dhe nuk e dëshmojnë varfërinë e tyre.
Përveç aspekteve të theksuara, funksioni social i kurbanit në kohët e kaluara më tepër kurse në kohët aktuale diç më pak, fiton në rëndësi edhe për arsye se akti i kurbanit kryhet pas namazit të bajramit, prej nga rrjedh ideja për unitet. Për ta kryer aktin e premjes së kurbanit në mënyrë të organizuar duhet të bashkohemi. Në këtë mënyrë, të varfërve do t'u ndihmohej jo vetëm ditën e parë, por gjatë disa ditëve të bajramit me ushqim të freskët.
Mirëpo, në kohët aktuale, me ndryshimet globale, për shkak të lëvizjeve të mëdha dhe dinamike të njerëzisë, për shkak se mënyratt e deritanishme të shpërndarjes së kurbanit nuk po gjejnë manifestim të plotë, kurbani po fiton një dimension të ri: grumbullimi dhe prerja e organizuar të kurbanit nën ambrellën e Bashkësisë Islame, konzervimi afatgjatë afatgjatë i mishit dhe shpërndarja e këtij mishi të konservuar në destinacione të ndryshme dhe të kontrolluar, edhe jashta nevojave të institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, institucioni i kurbanit po gjen shprehjen më të mirë dhe shumë më të drejtë në aspekt të sheriatit. Qytetarët mund të ndihmohen jo vetëm gjatë 3-
Praktika për grumbullim dhe prerje kurbani tashmë në zbatim e sipër në Bashkësinë Islame të Kosovës është në rrugë të mirë të depërtojë në të gjtiha shtresat e besimtarëve, në fshat dhe qytet. Mirëpo, Bashkësia Islame në anën tjetër duhet ta çojë organizimin në këtë aspekt edhe më përpara, duke iu shmangur metodave organizative individuale dhe duke i afirmuar metodat institucionale.
Përfundim
Kurbani është akt, veprim që besimtari e bën në emër të Krijuesit, ndërsa për të shprehur gatishmërinë e tij për realizmin e parimeve hyjnore. Historia e njeh kurbanin nga fillimet e para (Ademi a.s. me bijtë e tij) e deri në ditët tona.
Përkundër faktit se kurbani gjatë historisë ka pësuar ndryshime në aspektin formal dhe të teknikës, esenca është e njëjtë: ai paraqet rast unikal simbolik dhe praktik të demonstrimit të besimit të tyre dhe ka ndihmuar që besimtarët nëpërmjet simbolit ta kuptojnë fenë e tyre më drejtpërdrejt. Simboli i kurbanit gjithashtu ka ndikuar që të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjioz, e të gjitha këto në frymën e maksimës së tewhidit: Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut.
Literatura:
1. Branko Bosnjak, Grcka filozofija, Zagreb, 1982.
2. Dusan Pajin, Filozofija Upanisada, Beograd, 1980.
3. Emile Durkheim, Elementarni iblici religioznog zivota, Beograd, 1982.
4. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990.
5. Grup autorësh, Smisao i znacaj kurbana, Sarajevë, 1978.
6. Islamska Misao, nr. 55, Sarajevë, 1983.
7. Mala Enciklopedija Prosveta -
8. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame -
9. Religije svijeta, Zagreb, 1987.
10. Religiozni obredi, obicaji i simboli (ed. Jusef Keler), Beograd, 1980.
11. S. Kutub, Fi dhilalil-
12. Vehbija Hodzic, Temelji islama, Sarajevë, 1971.