Printo!
Kategoria: Ekonomi islame
Lexuar: 513 herë

Mr. Rejhan Neziri

 

Gjendja ekonomike e botës islame sot dhe sfidat përpara saj
 

 

A) GJENDJA AKTUALE EKONOMIKE E BOTËS ISLAME

Bota, marrë në përgjithësi, është e ndarë në njësi, të cilat i bashkojnë faktorë të përbashkët. Edhe Bota Islame konsiderohet një ndarje e rëndësishme botërore, këtë e bashkojnë qytetërimi, historia, gjeografia, interesat politike e ekonomike.

Sot, në botë numri i muslimanëve është përafërsisht një miliardë e gjysmë. Mbi dy të tretat e tyre janë banorë të shteteve islame, ndërkaq një e treta janë pakica, jetojnë në shtete jo-islame, ose në shtete që mund të konsiderohen islame, por që akoma nuk i janë bashkuar Organizatës së Konferencës Islamike, si B e H etj.

Sipërfaqjae Botës Islame përfshin përafërsisht 32 milionë km ose përafërsisht ¼ e sipërfaqes së thatë të botës, e cila ka afërsisht 149 milionë km, kurse gjatësia e kufirit tokësor përafërsisht është 168.760 km.

Shteti me sipërfaqe më të madhe i Botës Islame është Kazakistani (2.717.300 km), që është i 11-ti në botë për nga si përfaqja; pasojnë: Sudani (2.505.810 km), dhe Algjeria (2.381.740 km). Ndërkaq, shtetet me sipërfaqe më të vogël janë Maldivi (300 km), Bahrejni (620 km), Ishujt e Bregut të Fildishtë (2.170 km).

Nga e tërë sipërfaqja e Botës Islame, vetëm 11.3% është sipërfaqe bujqësore, nga e cila 658.000 km ose 18% madje edhe ujiten.

Numri i banorëvetë Botës Islame arrin në 1.361.441.883, që përbën 22.7% të numrit të përgjithshëm të botës (përafërsisht 6 miliardë banorë).

Indonezia është shteti islam që ka më së shumti banorë (afro 225 milionë banorë), pason Pakistani (afro 142 milionë) dhe Bangladeshi (129 milionë). Vetëm këto tri shtete përbëjnë 36% të numrit të gjithëmbarshëm të banorëve të Botës Islame. Në anën tjetër Maldivi është shteti me numër më të vogël të banorëve (afro 301.000 banorë) dhe Brunei (336.000).

Në mesin e 40 shteteve të botës me më shumë banorë, dhjetë janë islame:

- Indonezia – në vendin e katërt

- Pakistani – në vendin e shtatë

- Nigeria – në vendin e dhjetë.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.