Printo!
Kategoria: Ekonomi islame
Lexuar: 596 herë

 

Prof. Dr. Izzet Er

 

ZEKATI NGA ASPEKTI SOCIO - EKONOMIK

 

Zekati, si njëra ndër shtyllat kryesore të Islamit, edhe pse nga aspekti i obligueshmërisë ka të bëjë vetëm me pasanikët, nga aspekti i personave të cilëve duhet t`u paguhet, ndërkaq, ka të bëjë me një pjesë më të gjerë të shoqërisë. Për këtë arsye, ne në këtë punim, në vend që t`i shtjellojmë dispozitat juridike të zekatit dhe detajet e tjera lidhur me të, do të preferojmë që duke u mbështetur në dispozitat dhe parimet në fjalë, t`i studiojmë funksionet socio-ekonomike të zekatit që i kryen në jetën tonë shoqërore.

Përgjithësisht, zekati, meqë për qëllim ka transferimin e të ardhurave “nga pasanikët te të varfërit” për ta shpënë tërë shoqërinë drejt mirëqenies shoqërore, është një praktikë e nisur që para shumë shekujsh dhe e përbën strumbullarin e ekonomisë përparimtare të shekullit tonë. Është aplikuar gjerë e gjatë në kohën e Pejgamberit a.s., të Hulefai Rashidinëve (katër halifëve të drejtë) dhe gjatë shekujve më pas. Ka kryer detyrën e një institucioni të ndihmës dhe të drejtësisë sociale përmes funksioneve të tij shoqërore, morale dhe ekonomike si: shpëtimin e njeriut nga ambicjet për t`u pasuruar, shtytjen e pasanikëve për t`u dalë në ndihmë fukarenjve që e përbëjnë shtresën e shoqërisë me të ardhura të ulëta ekonomike, pengimin e tubimit të kapitalit në duart e vetëm një shtrese shoqërore, etj. Për të sqaruar se si i ka realizuar zekati këto funksione socio-ekonomike dhe morale, e shohim të rrugës që temën në fjalë ta shtjellojmë rreth këtyre pikave:

a) Përcaktimi i një nisabi të caktuar të zekatit,

b) Pengimi i grumbullimit në duar të caktuara të kapitalit tepricë nga nisabi

duke e shpërndarë atë sërish,

c) Nxitja e investimit të kapitalit të vdekur duke e lënë atë të përballet me zekatin i cili për çdo vit e zvogëlon atë në një shumë prej 2.5 %. Kësisoji u sigurohet punë klasave të ulëta të papunë dhe realizohet rritja e të ardhurave dhe e prodhimit kombëtar,

d) Rritja e fuqisë blerëse e fukarenjve përmes ndarjes së sërishme të të ardhurave që teprojnë nga nevojat elementare të pasanikëve.

 

Lexo tekstin e plotë në PDF.