Printo!
Kategoria: Familja islame
Lexuar: 436 herë

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË BRENDA FAMILJES



“Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me familjen e tij” (Hadith, Tirmidhiu)

 
Aty ku bashkëjetojnë njerëzit domosdo nevojiten rregulla e norma për të cilat do të bien dakord ata. Familja si bërthama e shoqërisë nuk mund të paramendohet të ofrojë atë që pritet prej saj, në qoftë se anëtarët e saj nuk i plotësojnë disa detyra ndaj të tjerëve. Detyrat dhe të drejtat janë reciproke, të ndërsjella. Detyra e njërit është e drejtë e tjetrit dhe anasjelltas.

Për detyrat dhe përgjegjësitë brenda familjes flet si Kur’ani fisnik ashtu edhe Muhammedi a.s. Kështu në suren 2, el-Bekara, ajeti 228 thuhet:

 

... وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ ...


“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas standardit (ma’ruf)...” (Bekara:228).

Termi “ma’ruf” në Kur’an përmendet më së paku 35 herë dhe në asnjë ajet kur’anor nuk definohet qartë se çfarë mendohet me këtë. Mirëpo, dijetarët islamë thonë që për këtë s’ka pasur nevojë pasi gjenerata e parë e muslimanëve që kanë jetuar me Muhammedin a.s. vetëm se e kishin të qartë se me këtë term nënkuptohej tradita, zakonet dhe mënyra e jetesës së asaj kohe. Me këtë arrijmë të kuptojmë se feja islame ka marrë dhe ka përvetësuar shumë tradita e zakone të popullit arab të asaj kohe që nuk binin ndesh dhe nuk i kundërshtonin parimet bazë të Islamit. Disa të tjera i ka refuzuar tërësisht e disa prej atyre zakoneve e traditave i ka përshtatur duke bërë ndryshime në to. Sipas kësaj, gratë kanë po aq të drejta sa kanë edhe detyra, në bazë të traditës dhe standardit të jetesës së asaj kohe.

Muhammedi a.s. në Hutben Veda’ (Lamtumirëse) ndër të tjera ka thënë:

 

أَيُّهَا النَّاسُ, فَإِنَّ لَكُمْ عَلَى نِسَائِكُمْ حَقًّا وَلَهُنَّ عَلَيْكُمْ حَقًّا


“…O ju njerëz, ju keni të drejta ndaj grave tuaja, po edhe ato kanë të drejta ndaj jush…”. (Tirmidhiu)

Detyrat dhe përgjegjësitë në familje përfshijnë detyrat që bashkëshortët i kanë ndaj njëri-tjetrit, detyrat që prindërit i kanë ndaj fëmijëve të tyre, detyrat që fëmijët i kanë ndaj prindërve të tyre si dhe detyrat që fëmijët i kanë ndaj njëri-tjetrit. Ne do t’i trajtojmë këto katër grupe detyrash me radhë duke mos u thelluar shumë në detaje.



 

Shko te Përmbajtja e librit ...