Në vitin e 12-të të pejgamberisë, i dëshpëruar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe bashkëshortes së tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet që ia bënin mushrikët e Mekkes e të rrethit të saj, Muhammedi a.s. qetësohet e ngushëllohet me ftesën që ia bëri All-llahu xh.sh.

Ekziston një trup i një diturie të organizuar e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame jo pse është kultivuar nga ana e muslimanëve, por, për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të.

Zhvillimet në vijim e sipër si dhe një sërë problemesh të mprehta idomos në planin intelektual me të cilat ndeshet sot Ummeti Islam, paraqesin një sfidë të njëmendtë për Islamin. Këtu qëndron edhe arsyeja se përse është kaq e nevojshme dhe urgjente përpjekja për të skicuar një alternativë intelektuale islame...