Kush e pranon ekzistimin e rendit objektiv moral, ai nuk do të pajtohet lehtë me idenë e përshtatjes së urdhëresave morale dhe teologjisë morale - Ilmud-din - ndaj kërkesave të kësaj kohe kur vërehet tendenca për një teologji të "prodhimit" të informatave teologjike dhe larg përgjegjësisë morale.

Fjala e Zotit vazhdimisht na thërret që t'i lexojmë Shenjat e Kohës, me qëllim që të vetëdijësohemi, të mësohemi se si t'i lexojmë me përgjegjësi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, si dhe të mendojmë rreth problemeve të përparimit dhe të zhvillimit; por jo me "mendjen" e "së kaluarës".

Në çfarë do të ishte gjatë përgatitjes së imamit - hatibit poenta? Në diturinë nga shpjegimi i Kur'anit, hadithit, në interpretimet moderne, disiplinat klasike, në profilin shkencor, mjeshtëritë imameske, formimin e karakterit, zhvillimin e aftësive oratorike.

Sureja e 97-të e Kur'anit fisnik bart emrin el-Kadr, që derivohet nga ajeti i parë i saj. Fjala "kadr" përmban dy kuptime kryesore: 1. përcaktim, vendim, dhe 2. madhështi, nder, vlerë. Sipas kuptimit të parë i bie që në këtë natë Zoti i njofton melekët për vendimet e Tij të paracaktuara qysh në ezel...

Njeriu në makro dhe mikroplan paraqet qendrën rreth të cilës  rrotullohet gjithçka. Ai  është i vetmi në gjendje  ta vështrojë botën, ta kuptojë atë dhe ta ndryshojë në aspekt pozitiv apo negativ. E bënë këtë për arsye se tek ai janë të qëndisura dy botë; spiritualja dhe materialja.