Si pasojë e globalizimit dhe e shtrirjes së të mirave (me dhe pa thonjëza) materiale e teknologjike, sot s’ka pothuajse asnjë nga të rinjtë dhe të rejat që nuk e përdorin internetin dhe mediat sociale. Sot madje edhe shumë të moshuar janë bërë thuajse të varur nga përdorimi i telefonave “të mençur”, të cilët të gjithë botën ta sjellin në pëllëmbë të dorës.

Në fillim i shpreh ngushëllimet e mia vendit tonë, popullit tonë dhe mbarë njerëzimit! Uroj që sa më shpejtë të shpëtojmë nga kjo sëmundje ngjitëse që na ka kapluar! Atyre që kanë ndërruar jetë, uroj që All-llahu xh.sh. t’i ketë mëshiruar! Lutem, si gjithnjë, që Zoti ynë ta kaplojë me emrin e tij esh-Shafi (Shëruesi) mbarë njerëzimin! Uroj që në zemrat e dijetarëve të inspirojë shërimin e kësaj sëmundjeje! Uroj që me mëshirën e Tij të gjerë e të pafund të na largojë çdo frikë dhe shqetësim tonin!

Në ligjëratën e katërt përgjatë këtyre kohëve të vështira që po i kalojmë, dëshiroj ta trajtoj çështjen e jetës sonë të ibadeteve (adhurimeve). Siç e dini, pas një jave hyjmë në muajin e bekuar të Ramazanit. Si çdo vit, na vjen një mysafir i bekuar nga larg. Si një sofër qiellore, Ramazani inshallah do të na sjellë rahmet (mëshirë) e bereqet. Mirëpo, kësaj radhe ai do të ballafaqohet me një botë krejt tjetër. Të gjitha xhamitë në botë do të jenë të mbyllura. Jo vetëm namazet plot entuziazëm të teravive, por, për fat të keq, edhe namazet ditore nuk do të mund t’i kryejmë në xhami.

Historia na ka treguar se fatkeqësitë e këtilla, sëmundjet epidemike, tërmetet, thatësirat dhe luftërat kanë shkaktuar lëkundje të mëdha në botën e besimit të individëve dhe të shoqërive. Këto kanë ndikuar shumë thellë në jetën fetare të tyre. Mirëpo, historia po ashtu na ka treguar se popujt që kanë pasur jetë fetare të shëndoshë, besim të fuqishëm dhe moral solid, janë ndikuar shumë pak nga këto lëkundje.

Krejt në fillim i shpreh keqardhjen time të thellë popullit tonë, botës islame si dhe mbarë njerëzimit për këtë proces të vështirë në të cilin jemi duke kaluar. Po ashtu dua të shpreh lutjet e mia të përzemërta për të gjithë mjekët dhe punëtorët e tjerë të shëndetit, të cilët në këto ditë luftojnë me mish e me shpirt kundër kësaj epidemie; për të gjithë ata që shërbimin e dinë si pjesë të adhurimit (ibadetit) dhe përkundër rrezikut që i nënshtrohen ata ua plotësojnë nevojat elementare atyre që nuk munden...