Printo!
Kategoria: Analiza
Lexuar: 462 herë
Rejhan Neziri



Rezyme


Të gjitha fetë, sigurisht që edhe feja jonë islame, ndër mësimet bazë e kanë edhe bamirësinë. Kjo nënkupton ekzistimin e varfërisë, e cila i ka shkaqet e saj të ndryshme politike, ekonomike, kulturore, fetare etj.

Kur është në pyetje qasja ndaj varfërisë mund të themi se: 1. Islami e refuzon idenë se varfëria është diçka e shenjtë, 2. Islami e refuzon idenë se varfëria është e shkruar nga Zoti, fat i njeriut të varfër, 3. Islami e refuzon idenë se bamirësia është vetëm një akt vullnetar dhe personal, 4. Islami e refuzon idenë se pasurinë që e zotërojnë pasanikët është pronë absolute e tyre, 5. Islami e refuzon idenë se pasanikëve duhet t’u uzurpohet pasuria dhe se askush të mos ketë të drejtë në pronë private, gjithçka të jetë pronë publike në dorë të shtetit.

Feja islame çrrënjosjen e varfërisë e parasheh me anë të këtyre mjeteve dhe metodave: punës, angazhimit të pasanikëve për t’u kujdesur për familjarët e tyre, zeqatit, detyrimet e ndryshme materiale krahas zeqatit si sadakaja, kurbani etj., dorës së shtetit me të gjitha mundësitë e tij, bamirësia individuale dhe kolektive etj.

Përgjegjësinë kryesore për këtë e bart shteti, pastaj shoqëria e gjerë dhe secili individ veç e veç. 

Islami parasheh disa rregulla bazë kur është në pyetje bamirësia dhe raporti dhurues-nevojtar. Ndër detyrat kryesore ndaj të varfërve dhe nevojtarëve janë, sipas radhës: 1. trajtimi i varfanjakëve si njerëz të barasvlershëm me ne, 2. ofrimi i mbështetjes shpirtërore, 3. ofrimi i mbështetjes materiale: 3.1. bamirësia të bëhet për hir të Zotit dhe shpërblimi të pritet vetëm nga Ai, 3.2. të gjurmohen e të gjenden nevojtarët e vërtetë, 3.3. bamirësia të mos bëhet me gjësende që janë të pavlera e të dala nga përdorimi, 3.4. bamirësia të mos bëhet me kryelartësi si dhe të ruhet privatësia, nderi dhe dinjiteti i nevojtarit, 4. nevojtarët të mbështeten në atë mënyrë që në të ardhmen mundësisht vetë ta rregullojnë gjendjen e tyre, sipas parimit: të ndihmojmë, ta ndihmosh vetveten, të mos mbetesh përherë i varur prej të tjerëve dhe në fund mundësisht t’u ndihmosh edhe ti të tjerëve.

 

Lexoni tekstin e plotë në PDF!



Kreuzlingen, 01.01.2022
 
 
Literatura e konsultuar:
 
1.   Kur’ani,
2.   Përmbledhjet e haditheve,
3.   Jusuf el-Karadavi, Islam i siromaštvo, Sarajevo 2003,
4.   Mehmet Soysaldı, Detyrat dhe përgjegjësitë e njeriut, Tetovë 2021,
5.   Scheherazade S. Rehman & Hossein Askari, “How Islamic are Islamic Countries?”, Global Economy Journal, Vol. 10, Issue 2, 2010,
6.   Yunus Vehbi Yavuz, Çalışma Hayatı ve İslam, İstanbul 1992.