Printo!
Kategoria: Analiza
Lexuar: 1229 herë

 
Prof. Dr. Ismail Bardhi
“Dhe ka njerëz të cilët thonë: ‘Ikemi besuar Allahut dhe botës tjetër’, por ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që kanë besuar, por ata vetëm e mashtrojnë veten dhe nuk e hetojnë! Në zemrat e tyre ka sëmundje dhe Allahu edhe më tepër ua shton sëmundjen. Ata i pret dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë!” (el-Bekare, 2:8-10)
 
Kjo kohë është sërish kohë vendimi. Një utopi, si duket, përfundoi, ndërsa para nesh qëndron një zgjedhje e re e madhe, por edhe një pyetje akoma më e madhe: si të ndërtohet shoqëria sipas masës së njeriut? Pragmatizëm apo vizion? Nuk ka dyshim, nevojitet zgjidhje pragmatike e krizës së tashme, por na nevojitet edhe vizion. Na nevojitet edhe besimi, optimizmi për ardhmërinë. Si hyn e tërë kjo problematikë në shpirtësinë e besimtarit? A nuk është kjo vetëm një çështje qytetare/politike? Megjithatë, për besimtarin është e pashmangshme të pyetet dhe, në këtë çast edhe të dijë, se si të jetë besimtar në mënyrë aktive në këtë kohë të tronditjeve ideore e shoqërore-politike, kur para çdo qytetari vihen sfida dhe domosdoshmëria për vendosje. E ai vendim natyrisht se duhet të jetë moral, vetëpërgjegjës. Besimtari gjithmonë duhet të veprojë si pas ndërgjegjes së tij fetare, dhe prandaj duhet ta ketë aftësinë që në dritën e besimit të tij t’i gjykojë situatat reale në të cilat lëviz jeta e tij.
 
Religjioziteti nga besimtari kërkon hyrje të vazhdueshme në procesin e freskimit të zemrës. Por, a është kjo diçka e mbyllur vetëm në intimen e zemrës, gjegjësisht e përqendruar në raportin e njeriut ndaj Zotit? Besimtari i fesë së gjallë nuk mund ta ndajë dashurinë ndaj Zotit nga dashuria ndaj njerëzve; ai duhet që vazhdimisht praktikën e vet jetësore ta drejtojë kah raporti gjithnjë e më i përsosur ndaj të tjerëve, gjegjësisht ndaj ndërtimit të unitetit. Kjo do të thotë se religjioziteti duhet vazhdimisht të dalë nga intimja personale dhe ta përfshijë mjedisin jetësor dhe shoqëror. Në këtë, uniteti është komponentë e domosdoshme e jetës së vërtetë fetare. Mu për këtë arsye në mënyrë vetëkritike në vijim do të merremi me vrojtimin e gjendjes sonë politike, shoqërore e fetare.
 
 
Lexo artikullin e plotë në PDF.