Dr. Sead Agiq
Imam perfekt d.m.th. i përkryer, gati që nuk ekziston. Sepse, ata që e përgatitin, gjithashtu nuk janë të përkryer.
Në çfarë do të ishte gjatë përgatitjes së imamit -
Se si medreseja ose institucionet më të larta arsimore të ngjashme në mënyrën më të mirë do ta shfrytëzojnë kohën të cilën e kalojnë kandidatët në këto, më së paku varet nga vetë kandidatët. Për shumicën prej tyre zgjidhja është që kandidatit t'i ofrohet diç nga të gjitha që përmendëm. Por, ndoshta është mirë që kandidatit qartë t'i jepet me kuptuar se dituria nuk është në vete qëllim, dhe se në shkolla bëhet shkollimi, dhe që arritja e arsimimi tek më pas duhet të pasojë.
Dikush dikur kishte thënë përafërsisht kështu: "Tani kur e kam kryer shkollimin, mund t'i përkushtohem arsimimit."
Unë, pak duke u mahitur, pak seriozisht, do tu ofroja këtë përshkrim të imamit të përsosur.
Teoretikisht secili xhemat do të dëshironte ta ketë këtë kandidat si imam.
"Të mos jetë më i vjetër se 26 vjeçar dhe të ketë 30 vjet përvojë pune. Të jetë lider i vendosur dhe të pasojë dëshirën e xhematit të tij. Të dëgjojë Rijasetin dhe të jetë lojal i Këshillit të Xhematit, muftiut dhe kryeimamit. Të jetë i gjatë, i vogël, i hollë, i trashë, dhe që natyrisht të jetë i bukur dhe tërheqës me një sy të kaltër, e tjetrin ngjyrë kafe. Flokë shumë dhe të ndarë, i krehur dhe që gjithmonë në kokë ta ketë çallmën ose së paku kapelë franceze.
Pastaj, të jetë intelektual brilant dhe teolog përshpirtëror, bashkëbisedues modest, ligjërues i zjarrtë dhe të ketë zërin e bukur. Të ketë ambicie të mëdha në punë me të rinjtë por njëkohësisht tërë kohën e tij ta kalojë me xhematlinjët e vjetër.
Gjatë ditës së paku me telefon të thërras 15 anëtarë të xhematit, disa sipas nevojës t'i vizitojë dhe që në popull të jetë vazhdimisht prezent për shkak të da'ves. Gjithashtu, nevojitet të ketë telefonin mobil dhe që gjithnjë të jetë në zyrë në rast se dikush papritmas vjen për të vizituar xhaminë ose për t'u anëtarësuar . . ."
Është e qartë çfarë dëshiroj të them.
Në punë me imamët si kryeimam, kam vërejtur që imamët më të mirë nuk janë gjithmonë enciklopeditë e gjalla të diturive fetare, por para së gjithash këta janë persona me moral të fortë, karakter stabil dhe me afinitet për komunikim. Është gabim, e ndoshta edhe mëkat, kur edukatorët islam mendojnë që dimensioni shpirtëror do të plotësohet vetvetiu gjatë arritjes së diturisë.
Shumë nxënës dhe studentë të talentuar, me dëshirë të jenë profesorë, bëhen në atë masë të preokupuar me sukses akademik saqë edhe ajo pak e arritur shpirtërore në shtëpi fillon dukshëm të dobësohet. Dituritë për fenë pa komponentin shpirtëror janë llojet më të këqija të diturive.
Mu për këtë themeluesit e xhamive, vakëfeve dhe medreseve të mëparshme i kanë dhënë rëndësi komponentit shpirtëror.
Medresetë dhe Fakulteti i studimeve Islame nuk duhet të zhvillojnë vetëm afinitetet intelektuale.
Nëse, përveç kësaj, studentët nuk mësojnë të jetojnë besnikërisht dhe që identitetin e tyre ta kërkojnë te Pejgamberi s.a.v.s. dhe misioni i tij, kot do të kenë nga gjitha dituritë e arritura.
E kjo nuk do të jetë e mundur pa zhvillimin shpirtëror të individit. Nuk është thënë kot që te kryesit e medresesë më së vështiri është me ngadhënjyer racionalizmin e ngurtë. Kështu ka qenë kur unë kam qenë nxënës i medresesë. Ndoshta gjatë këtyre 30 viteve gjendja është përmirësuar.
Nëse imami nuk tregon stabilitet psikik dhe pjekuri shpirtërore, xhematlinjët shpejtë do ta zbulojnë dhe ardhja në xhami e tërë familjeve, edhe nëse mbahet, do të jetë në kufijtë formal.
A jemi afër fundit të botës, a është këtu para nesh dita e Gjykimit?
Kështu nëpërmes e-
Mua, ja, deri më sot askush nuk më ka pyetur kur do të jetë dita e Gjykimit. Ky beduin ishte më i mirë se ne. Kush sot mendon për ditën e Gjykimit? Tërë biseda zhvillohet në atë çfarë kemi blerë, çfarë kemi ngrënë, çfarë kemi veshur, etj.
Pejgamberi s.a.v.s. nuk u përgjigj menjëherë. Beduini përsëri pyeti. Pastaj edhe herën e tretë pyeti. Pastaj u paraqit meleku Xhibril dhe tha: "Përgjigju!"
Pejgamberi s.a.v.s. i drejtohet beduinit: "Çfarë ke përgatitur për atë ditë?"
Edhe ne duhet të pyesim çfarë kemi përgatitur për atë ditë. Beduini, i cili nga shkretëtira kishte arritur i zbathur dhe i paarsimuar përgjigjet shkurtë e qartë:
"Dashuria ndaj teje, Muhammed, për mua mjafton."
Ky beduin bile nuk ka ditur si bëhet namazi, por nga pragu i xhamisë pyet.
Pastaj Ebu Bekri r.a. pyet: "Ç'është kjo, i Dërguar i Allahut?"
Ndërsa Pejgamberi përgjigjet: "Personi do të ngjallet me atë që dashuron."
Çfarë mësojmë nga kjo bisedë?
Mësojmë se e kemi obligim me e dashur Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se fëmijët tanë, bashkëshortet, vëllezërit, motrat . . .
Kush mundet sot në xhematet tona me thënë se e do Pejgamberin a.s. më shumë se fëmijët tanë?
Edhe veten e pyes: A e dua Pejgamberin a.s. më shumë se bijat e mia, bashkëshortja, nipërit, dhëndëri . . .?
Por, së paku i njoh disa njerëz mubarek që e duan Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se çdo gjë në botë. Këta njerëz duhet njohur dhe pasuar. Mos thoni se të këtillë nuk ka sot. Të dashurit e Allahut (euliatë) kanë ekzistuar gjithmonë, edhe sot janë në mesin tonë, por duhet zbuluar.
T'i lutemi të Lartësuarit që t'i gjejmë miqtë e Tij, t'i njohim, pasojmë dhe nga ata të gjejmë rrugën deri te caku. Edhe ne të bëhemi prej robërve të sinqertë, që të ndiejmë aromën ndaj Pejgamberit a.s. në mënyrë që të meritojmë ndërmjetësimin (shefa'atin) e tij në ditën e Gjykimit.
Nëse imami -
Çfarë hytbe dëgjojmë?
Një prej shkaseve që në xhamitë në tërë BeH dhe diasporë, xhematlinjët dalin menjëherë pas namazit -
Para një kohe mu drejtua një xhematli, vozitës kamioni, dhe ja si u zhvillua biseda:
"A je ti kryeimami?"
"Po" -
"A mund t'ua përcjellësh diç prej meje?"
"Kujt?"
"Imamëve tu."
"Thuaj!"
"Thuaju imamëve tu që gjatë hytbes ditën e xhumasë mos t'i nënvlerësojnë as mua e as xhematlinjët, por të sillen me seriozitet."
Të themi se ky xhematli ka të drejtë. Nëse ka të drejtë, atëherë imamët vërtetë do të duhet të dinë çfarë xhematlinjët dëshirojnë të dëgjojnë ditën e xhumasë. Kërkesa është që imami të dijë çfarë i intereson (dhe është aktuale) për xhematlinjët dhe që mesazhet kuranore t'i "orientojë" në këto tema, e jo të ligjërojë për atë që i intereson atij si imam -
Analiza ime e hytbeve të Pejgamberit a.s. dhe retorikës së tij sugjeron në tri gjëra në të cilat imamët duhet të kenë kujdes, jo për të qenë impresiv, por interesant dhe bindës. Problemi më i madh është që shumë imamë janë të preokupuar që xhematlinjëve momentalisht t'ua imponojnë mendimin e tyre.
Para së gjithash, hytbet tona duhet të paraqiten në formë dialogu. Gjatë përgatitjes për hytben e radhës duhet gjithmonë të kemi ndërmend atë që xhematliu ynë pret të dëgjojë dhe t'i përkushtohemi me seriozitet. Në mënyrë retorike t'i parashtrojmë pyetjet e tij, problemet, dilemat dhe brengat e tij.
Së dyti, shembulli ynë është Pejgamberi a.s. në çdo gjë, por edhe në mbajtjen e hytbes. Ai nuk ka nguruar me qenë tërësisht i qartë dhe thelbësor. Shkurtimisht, me rëndësi është që mos ta anashkalojmë as Kur'anin, hadithet por mos t'i lëndojmë as njerëzit.
Dhe e treta, mënyra se si Pejgamberi a.s. i ka mbajtur hytbet ka qenë e papërsëritshme. Ka përdorur gati të gjitha figurat stilistike që oratorin e bëjnë të dëgjueshëm: hiperbola, metafora, alegoria, parabola, bile edhe sarkazmi. Përshkrimet e tij kanë qenë sugjestive, citimi i Kur'anit fisnik -
Nëse hutbet fillojnë të ngjajnë me ato të Pejgamberit s.a.v.s., padyshim xhematlinjët tanë do të jenë të interesuar, do të kenë afinitet t'i pranojnë bindjet tona, dhe ndoshta kur kthehen në shtëpi do të jenë edhe të impresionuar.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi