Dr. Metin Izeti

"I dashur, dije që njeriu nuk është i krijuar për argëtim ose rastësisht, por është krijuar i përsosur dhe për një qëllim të lartë".

Gazaliu


Situata religjioze në botën e sodit karakterizohet me dy pika ekstremisht të kundërta me njëra tjetrën: nga njëra anë radikalizmi dhe fanatizmi luftarak- që nuk e ka për dert edhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë po edhe nëse i takojnë relgjionit të njëjtë, ndërsa nga ana tjetër neglizhenca fetare si dhe besimi sinkretist herë pas here i stolisur me ezoterizmin dhe okultizmin misterioz. Njeriu bashkëkohor gjithnjë e më tepër është i okupuar me vetveten dhe me fatin personal. Ai fatit të vet personal ia nënshtron edhe obligimet shoqërore dhe solidaritetin e bashkësisë. Me kalimin e ditëve ai shndërohet në narcis te vetmuar. Njeriu me modernën dhe postmodernën i përjetoi dy parime liberaliste: individualizmin dhe pluralizmin, të cilat deshtëm ose jo u inkuadruan edhe në sendërtimin e idesë religjioze. Secili që mer guximin të hudhet të analizojë ngjarjet fetare do të ballafaqohet me një katrahurë të autoritarizmit dhe individualizmit brenda pluralitetit si religjioz ashtu edhe frakcional dhe grupor. Për arsye se religjioni në të shumtën e rasteve u bë maskë e qëndrimeve dhe lëvizjeve joreligjioze. Lëvizjet joreligjioze i hasim edhe në përditshmërinë në trajtë të radikalizmit ose okultizmit, por i hasim edhe në njohjen e të vërtetës religjioze dhe qasjes ndaj të vërtetave të besimit dhe ortopraktikës fetare. Qasjet shkencoreteknologjike nga njëra anë dhe ato mitologjike tradicionale nga ana tjetër relgjionit ia humbën ndiesinë dhe aktualitetin kohor dhe hapësinor.Vlera e analizave joreligjioze ndaj religjionit ështlë relative dhe e kushtëzuar për shkak se religjioni mund të kuptohet vetëm nëpërmjet religjiozes dhe religjionit. Në hulumtimin fetar subjekti dhe objekti duhet të jenë religjoze, që d.t.th. se subjekti duhet ta përjetojë fetaren.

Subjekti që nuk është fetar e vret, e mbyt objektin religjioz të cilin e hulumton. Diskutimet apologjetike dhe juridike të fesë që moti janë shndëruar në diciplina të vdekura që përjetohen si përkujtime të mundimshme të religjoziteit të dikurshëm.

Lexoni tekstin e plotë në PDF.