Nga Rolf Verleger, 5 janar 2009
Çfarë do të bënit ju -
Për këtë shembull me komshinj i jam shumë falënderues zonjës Oz-
1. Para tre vjetësh i keni marrë komshiut çelësat. Pa pëlqimin tuaj si pronar shtëpie familja e komshiut s'guxon të dalë nga banesa e saj, as për të punuar, as për të studiuar, as për të udhëtuar, as për të bërë pazar. Pa pëlqimin tuaj si pronar shtëpie komshiut nuk i vjen as posta, as ushqim, as rrymë elektrike, as gaz, as vizita: Banesa është e kyçur, ju si pronar shtëpie keni çelësin, kurse komshiu i keq s'ka nga t'ia mbajë. Dhe kjo gjendje vazhdon që nga viti 2006, gati tre vjet.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
Gabimi i komshiut të keq dhe i shokëve të tij në mëhallën tjetër ishte: Këta njerëz zgjodhën partinë e gabuar.
Ndërkohë që ju ishit aq të sjellshëm, saqë para 4 vitesh, në 2005, dolët me dëshirën tuaj nga ballkoni i tij me pamje nga deti, të cilin ia kishit marrë dikur. Por, kur dolët, natyrisht që nuk denjuat t'i hidhnit asnjë sy, as t'i thoshit ndonjë fjalë atij tipit. Kurse mobiliet e ballkonit i shkatërruat. Çfarë u bëmë ne, që të flasim me fqinjët tanë?
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
2. Përpara dy vitesh, në 2007-
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
3. Ju ia keni llogaritur komshiut koston e mbajtjes së banesës në mënyrë jokorrekte. Prej vitesh, taksat doganore, të cilat i përkasin administratës autonome të banesës, nuk paguhen në kohë dhe plotësisht.
4. Ju keni vrarë shumë persona nga banesa e komshiut. Kjo ndodhi në vitin 2006. Vdiqën me qindra veta. Meqë ra fjala, kjo ishte kapsolla e luftës në Liban, pasi Hizbollahu donte të hakmerrej ndaj Izraelit për këto bëma.
5. Prej kohësh ju i keni marrë komshiut makinën e tij. Komshiu kishte dikur një aeroport -
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
6. Ju i morët komshiut punën e tij. Komshiu dikur dilte për të kapur peshk. Këtë ju ia ndaluat. Dikur ai kishte fabrika. Në 2006 ju ia bombarduat. Dikur ai kishte bujqësi. Ju e shkatërruat duke ndaluar eksportin. Komshiu i keq, i cili tani do të qëllojë, nuk duhet të peshkojë, të punojë, të lërojë tokën. Komshiu i keq duhet të qëllojë mbi ju, me qëllim që ju të mund të qëlloni mbrapsht. Dhe ai kështu veproi.
7. Gjykatat i kanë dhënë të drejtë komshiut të keq. Shumë specialistë të së drejtës së fqinjësisë, si Amnesty International, ekspertë të Kombeve të Bashkuara, marrës të çmimit Nobel për paqen, kanë thënë qartë, se sjellja juaj si pronar shtëpie ndaj komshiut tuaj bie ndesh prej vitesh me të drejtën dhe ligjin.
Për fat të mirë, këta njerëz nuk kanë polici, për të zbatuar të drejtën dhe ligjin. "Sa divizione ka Papa?" bënte humor Stalini.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
8. Ju po dëboni prej vitesh shokët e komshiut të keq nga banesat e tyre. Fatkeqësisht, komshiu i keq ka akoma celularë dhe telefona. Prandaj ai e merr vesh ditë për ditë, se si ju dëboni nga banesat e tyre shokët dhe të afërmit e komshiut të keq nga mëhalla e Bregut Perëndimor. Mjeti kryesor për këtë është muri i madh, të cilin ju e keni ndërtuar mes për mes mëhallës. Sepse ju nuk e keni ndërtuar këtë mur, i cili në fakt duhet t'i shërbente sigurisë suaj, rreth banesës suaj, por përmes banesave të këtyre shokëve. E ç'u duhen atyre dy dhoma banimi? Një del e tepron! Tek tjetra le të banojnë më mirë shokët tuaj! E edhe kur ata vetë brenda banesës së tyre të zvogëluar detyrohen të kalojnë mes një kontrolli sigurie ndërsa shkojnë nga dhoma e ndenjjes në banjo, nuk ka ndonjë gjë: E gjithë jeta është një dhomë pritjeje! E kush guxon të demonstrojë në mënyrë paqësore mund të marrë në Gjermani ndonjë çmim paqeje, kurse në shtëpi gaz lotsjellës, ose kur ka fat të keq ekzekutohet për demonstrim me arsye "vetëmbrojteje". Natyrisht që shokët e komshiut të keq vajtën para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për shkak të murit që kalon mes për mes banesës së tyre, por ministri i atëhershëm i jashtëm gjerman, një burrë i ngathët i quajtur Fischer, e quajti këtë hap "jo të ndihmshëm". Natyrisht që gjykata u dha të drejtë shokëve, por përsëri nuk ka polici, e cila mund ta zbatojë të drejtën.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
9. Përpara 60 vjetësh, ju i morët komshiut pronësinë e shtëpisë. Përpara shumë kohësh, gjyshi i komshiut ishte pronari i të gjithë shtëpisë. Atëherë, gjyshërit tuaj erdhën në këtë shtëpi, të frikësuar, të përndjekur. Kjo ishte një strehë e mirë prej furtunës. Shpejt ata ndërtuan një banesë në oborr. Oborri nuk i përket askujt, apo jo? Epo, arabë janë. Herë pas here vinte ndonjë ëndërrimtar humanist i quajtur Achad ha'Am, Martin Buber, Hannah Arendt e disa të tjerë, që thoshin se duhet jetuar në miqësi me pronarin e shtëpisë. Por, për hir të Marksit, këta arabët ishin shumë primitivë për të ndërtuar socializmin. Me katundarë të tillë nuk mund të lidhësh miqësi. Kurse më vonë, kur Marksi doli nga moda, atëherë thanë: Për hir të Zotit, këta arabët kanë fenë e gabuar, çfarë kërkojnë këtu në Shtëpinë e Shenjtë? Ka sa të duash shtëpi ku mund të shkojnë. E pastaj, më 1947, prindërit tuaj u morën prindërve të komshiut të keq pjesën më të madhe të shtëpive, ndërkohë që ata iknin në panik nga frika e terrorit të prindërve tuaj të armatosur. Kurse sot, shumë pasardhës të këtyre njerëzve jetojnë në atë një shtëpi, në atë copëz toke më të mbipopulluar të globit, në Gaza. Po përse është kaq e mbipopulluar?
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
10. Pasthënie.
Kur sionistët e parë çifutë erdhën në Izraelin e sotëm rreth vitit 1890, ata kishin ikur nga diskriminimi në perandorinë cariste, nga zjarrvëniet dhe vrasjet e pogromeve, në kërkim të një jete të lirë, të vetëvendosur, e cila nuk iu mundësua në vendlindjen e tyre të vjetër. Ky nuk ishte një konflikt i së mirës kundër të keqes, por zënka për një copë tokë, e cila për arabët palestinezë ishte vendlindje, kurse të ardhurve u dukej si atdheu i vetëm i mundshëm. Këtë konflikt e fitoi ana çifute, me çmimin e gjendjes së përhershme të luftës. Por plani i paqes ka shumë kohë që është mbi tavolinë. Ai qëndron në zgjidhjen dyshtetëshe në kufijtë e 1967-
Pozicioni i Gjermanisë në këtë konflikt është i pavendosur. Por a mundet fakti, që ne çifutët evropianë u bëmë viktima të një padrejtësie të shkaktuar nga Gjermania, t'i japë shtetit çifut të drejtën t'u shkaktojë të tjerëve padrejtësi? A besojnë politikanët gjermanë me të vërtetë, se është një dëmshpërblim për vrasjen e paraardhësve të mi çifutë, që tani Izraeli të bëjë çdo gjë që i pëlqen pa kufi dhe pa detyrime. Përkundrazi, Izraelit do t'i bënte pafundësisht mirë, sikur ta nxirrnin nga pozicioni i fantazuar i viktimës së përjetshme dhe të integrohej në sistemin kontrollues ndërkombëtar si çdo shtet tjetër. Kjo do të thotë, që pushtimi ilegal i Bregut Perëndimor dhe bllokada prej vitesh e Gazës në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar duhen ndaluar. BE-
Nga gjermanishtja: Egin Ceka
Marrë nga: www.hintergrund.de