Dr. Ali Pajaziti

"Religio praecipium vinculum societatis"
(Feja është zinxhiri më i fortë shoqëror)F. Bacon
 
"Alle gute Geisten loben den Got!"
(Të gjithë shpirtrat e mirë e madhërojnë Zotin!) Göethe

 
Hyrje

Ka kohë që nëpër qarqe të ndryshme të shoqërisë sonë, duke filluar nga ato politike, shkencore e deri te qytetari i rëndomtë, po diskutohet çështja e inkuadrimit ose jo e mësimit të fesë në sistemin tonë arsimor. Dilemat lidhur me këtë çështje shtrihen nga ato pastër shekullariste-
laiciste, të cilat janë kategorikisht kundër mësimit të fesë sepse ajo edhe më shumë do ta zgjeruaka kanalin e ndarjes etnike dhe fetare, do ta politizuaka e keqpërdoruaka të drejtën e përkatësisë fetare, do ta indoktrinuaka pjesën më vitale të shoqërisë, e deri te ato religjiocentrike apo pragmatiko-funksionaliste të cilat e mbrojnë idenë se asnjë shoqëri nuk mund të ekzistojë pa rini të shëndoshë, kurse rruga drejt krijimit të individëve të shëndoshë ndër të tjera kalon edhe përmes njoftimit të njerëzve me vlerat shpirtërore, transcendentale, d.m.th. me paradigmat fetare. Në këtë artikull do të mundohemi të japim një shikim tonin lidhur me këtë problematikë me qëllim që të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjes më pragmatike për shoqërinë tonë.

Lexo artikullin e plotë në PDF.