Mr. Rejhan Neziri
Kurban Bajrami që kaloi, në botën islame u shënua me dy ngjarje jo të barabarta për nga pesha, por gjithsesi ogurzeza, u shënua nën hijen e mesazhit ndjellakeq për botën islame e jo ashtu si duhet të festohet: duke përhapur fjalët e mirësisë, të respektit, të dashurisë, të afrimit e mirëqenies së gjithëmbarshme.
E para, që e tronditi botën e ndërgjegjshme por jo edhe ata që dinë të vrasin e varin kaubojçe, ishte varja e ish presidentit të Irakut, në ditën, që sipas meje e shënon ngjarjen e dytë ogurzezë të botës islame, të Arafatit apo të Bajramit?!
Përderisa nga njëra anë të gjitha qeveritë e reja me rastin e marrjes së pushtetit nga ish diktatorët e tyre gjënë e parë që e bëjnë është shfuqizimi ose së paku orvatja e tyre për t 'i gjetur rrugët për shfuqizimin e dënimit me vdekje, madje edhe në vendet ku me vite të tëra ka sunduar tirania e diktatura; dhe përderisa thuajse në asnjë vend në botë, bile edhe në ato ku dënimi me vdekje është akoma në fuqi, ky dënim është tërhequr nga arena publike në vendet e posaçme për ekzekutim -
Po ç'të thuhet për tmerrin që e përjetojnë muslimanët në atë ditë të madhe, kur menjëherë u paraqitën pamjet më sadiste që mund të shihen në ndonjë mjet komunikimi?! Thamë, thuajse nuk ka mbetur asnjë vend në botë, në të cilin dënimi me vdekje të ekzekutohet përpara syve të botës. Mirëpo, kjo ndodh në Irak përmes incizimeve dhe emetimit të atyre incizimeve në televizion e internet, çka ia tejkalon shumëfish ekzekutimit përpara një grupi të caktuar njerëzish. Ajo më komikja është se sot qeveria kukull e Irakut ka ngritur padi kundër incizuesit dhe emetuesit të atyre pamjeve të helmëta, me çka dëshiron t'i hedhë hije vetë fajit, vetë varjes...
Lidhur po me rastin e varjes së ish presidentit irakian, ju porosis t'i lexoni (në gjuhën angleze) dy artikuj të korrespondentit të gazetës The Independent, Robert Fisk: "A dictator created then destroyed by America" ("Një diktator i krijuar dhe pastaj i shkatërruar nga Amerika") dhe "He takes his secrets to the grave" ( "Ai i mori në varr sekretet e tij"), si dhe mjaft artikuj të tjerë të kësaj natyre nga autorë muslimanë e jomuslimanë.
Ngjarja e dytë, dorën në zemër jo me peshë sa e para, thashë ishte dita kur u ekzekutua ish kryetari irakian, ishte ajo ditë e Arafatit (Arifes) apo dita e Bajramit të Kurbanit?! Ishte dita që për një pjesë të botës islame, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Jemeni, Katari, Bahrejni, Jordani, Egjipti, Kosova, Bosnje e Hercegovina..., ishte dita e parë e Kurban Bajramit, kurse për pjesën tjetër, si Indonezia, Malajzia, Bangladeshi, Irani, Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Maroku, Tanzania, Afrika e Jugut, Guajana... si dhe për shumë qendra e institucione islame, shkencore e hulumtuese, duhej të ishte dita e Arafatit.
Në fakt, se ky bajram (festë) nga ky aspekt do t'i ngjante shumë bajrameve të tjera të kaluara, u bë e qartë nga dita 20 dhjetor 2006, kur Këshilli i Lartë Juridik i Arabisë Saudite e shpalli 21 dhjetorin si ditën e parë të muajit dhul-
Ky vendim e befasoi shumëkënd, ngase binte ndesh me "Kalendarin e Mekkes" (Takvimu Ummil-
Për habi, më herët Këshilli i Lartë Juridik i Arabisë Saudite zyrtarisht shpall dhe kërkon nga njerëzit që hënën e re të muajit dhul-
Vërtet ishte një vendosmëri zhgënjyese e këtij Këshilli të Lartë që hënën e re ta kërkonte të martën, dy ditë më parë, kur ajo nuk ka mund të shihet as edhe të mërkurën bile. Më pastaj, edhe pse hëna e re nuk ka qenë parë në qiell, ky Këshill deklaron se disa persona të drejtë e kanë parë hënën e re të mërkurën, më 20 dhjetor dhe se fillimi i muajit dhul-
Nga ana tjetër, edhe për dr. Zeki el-
Sipas kësaj shihet se Këshilli i Lartë Juridik i A. Saudite nuk i beson as institucionit të vet amë që është kompetent për këto punë. (Shih ueb faqen e kësaj qendre), e çfarë të thuhet për institucionet, qendrat dhe mendimet e dijetarëve të tjerë muslimanë, që gjithashtu e kanë dert çështjen e përcaktimit të kalendarëve islamë, sepse edhe ata e duan Islamin sa saudianët, mos ndoshta edhe më tepër.
Logjikisht parashtrohet pyetja: Pse ky Këshill dhe njerëz e qendra të tjera që i shkojnë pas atij, nuk i besojnë shkencës, precizitetit të arritjeve shkencore?! Përse në disa punë janë ose paraqiten kaq konservatorë, e në disa të tjera nuk ua shkon dot me prirjet moderne?!
Meqë ky Këshill dhe të tjerët sikurse ky, në përcaktimin e fillimit dhe mbarimit të muajve islamikë për bazë e marrin qëndrimin që hëna të shihet nga disa individë me sy të zhveshur, dhe meqë nuk i merr në konsideratë llogaritjet astronomike, atëherë pse të njëjtën nuk e bëjnë edhe me përcaktimin e kohëve të namazit?! Pse edhe kohët e namazit nuk i përcaktojnë në bazë të lëvizjeve të diellit, porse e preferojnë kalendarin ku janë të shënuara madje edhe me minuta kohët e fillimit dhe mbarimit të një namazi?! Përse, sipas kësaj logjike, namazin e sabahut, të drekës, të ikindisë...nuk i falin duke dalë për çdo herë jashtë e ta shikojnë diellin se në ç'pozitë është dhe në bazë të tij e të hijes së tij ta falin namazin, po mbështeten në kalendarët e përpiluar po nga muslimanët, ku për secilën kohë të namazit edhe atë për një vit të tërë, janë shënuar me precizitetin më të madh çdo orë e minutë se kur duhet të falen pesë vaktet?!
Kjo tregon një gjë, se ky Këshill është nën ndikimin e plotë të rrymës fetare vehhabijje e cila Islamin e kupton në mënyrë të fjalëpërfjalshme, në mënyrë literale, ku nuk ka vend shkenca, ku nuk ka vend arsyeja e shëndoshë dhe ku veprohet sipas kuptimit të jashtëm të çdo thënieje kur'anore dhe sunnetike, pa i marrë në konsideratë kuptimet e brendshme, kuptimet figurative dhe alegoritë e format e tjera të shprehjes. Ky është një botëkuptim tejet-
Po më në fund, çfarë të thuhet për ata që një herë ishin përcaktuar që dita e parë e Kurban Bajramit të ishte të dielën, dhe e ndërruan këtë me të shtunën, edhe atë duke u deklaruar se këtë ndryshim e kishin bërë në koordinim me Këshillin e lartë (suprem) juridik (për fetva) të Arabisë Saudite, kur dihet se Këshilli i lartpërmendur këtë qëndrim e ka marrë dhe e ka publikuar një javë para se këta ta bëjnë hapin e fundit të tyre dhe kur dihet se këta për këtë qëndrim të Arabisë Saudite kanë qenë njoftuar qysh atë ditë përmes mediave dhe përmes udhëheqësve të haxhilerëve?!
Domosdo detyrohesh të mendosh për prapaskena jo të ndershme dhe për manipulime me qëllime personale, grupore ose pse jo edhe politike.
Më në fund po pyes, me mbjelljen e kësaj hutese dhe përçarjeje, sidomos në mesin e muslimanëve shqiptarë që jetojnë në Perëndim, qarqet e caktuara çka fituan? Më shumë fituan sevap pse e ndoqën Saudinë vehabiste dhe e morën Bajramin një ditë më parë apo fituan më shumë gjynah për shkak të mbjelljes së hutimit e në veçanti të përçarjes lidhur me Bajramin që nuk është dëgjuar të ketë qenë e pranishme më parë në mesin e shqiptarëve muslimanë?!