Dücane Cündioğlu
Është vështirë, madje në të shumtën e rasteve edhe si e pamundshme, që njeriu të dalë jashtë vetvetes e ta shikojë vetveten nga jashtë. Është kështu sepse njeriu i shikon, mbetet i detyruar t’i shikojë nga jashtë të tjerët që janë jashtë vetvetes për shkak të lidhjes dhe interesimit që ka me ta. Për këtë arsye, njeriu vazhdimisht e shikon botën nga vetvetja...vazhdimisht mbetet i burgosur në vetveten...
Ky shikim i drejtuar nga jashtë njeriun e mbërthen dhe gozhdon në vetvete... ajo që i intereson, ajo që shikohet e shihet është krejt përjashta tij... Për habi, burgosja e njeriut në vetvete nuk i siguron atij edhe marrjen me vetveten; vetvetes ia harron vetveten. A nuk është për t’u dëshpëruar: harrestari është harruar! Agjenti i veprimit të harresës është bërë cak i veprimit! Me këtë rast, ajo që meriton të shikohet është krejt përjashta tij. Ai që shikon, shikon atë që është jashtë tij. Sytë i shikojnë të tjerët, nuk mund ta shikojnë vetveten. Po, i sheh qeniet jashtë vetvetes, mirëpo vetveten nuk mund ta shohë.
Njeriu modern është i detyruar të mendojë për gjithçka që është jashtë tij... "Vetvetja" është bërë zonë e ndaluar... rreth së cilës nuk mund të flitet e të bisedohet. Njeriu nuk duhet të vërejë se ka rënë larg vetvetes, nuk duhet ta përkujtojë vetveten dhe kurrsesi nuk duhet ta marrë malli për vetveten... vërejtja, përkujtimi dhe mallëngjimi... të gjitha këto, në botën moderne, nënkuptojnë shkeljen e zonës së ndaluar...
E pyesin Franc Kafkën:
-
-
Sa çudi, apo?! Njeriu kaq hapur e zhveshur ta vërejë mungesën e vetvetes?!
Mallëngjimi fillon me vërejtjen e shkëputjes e të ndarjes...Vetëm ata që e vërejnë ndarjen mallëngjehen, mund të mallëngjehen. Të mallëngjehesh do të thotë t ’ i drejtohesh thelbit tënd, t ’ i drejtohesh vetvetes... Që të mund të mallëngjehemi nuk mjafton vetëm të kemi një thelb a esencë, porse duhet edhe ta vërejmë e ndiejmë këtë thelb. Vetëm njeriu që vëren e ndien mund thelbin a esencën e vet ta bëjë lëndë veprimi, thelbin e vet mund ta fusë brenda zonës së interesimit të tij, pra arrin ta shikojë thelbin e vet, vetveten.
Në qoftë se keni vënë re, këtu fjalët "identitet" dhe "vetvete" përdoren si sinonime të njëra-
Sikur po na paraqitet një kundërshti: për ta mallëngjyer vetveten njeriu duhet të dalë jashtë vetvetes; për ta kuptuar "unin" kam nevojë për "ty" . "Po të mos jesh ti, unë nuk mund ta shoh unin" , ka thënë një poet. Zekai Dedeja ka shkuar edhe më tej:
Unë nuk jam unë, ai që mendoj se jam unë je vetëm ti
Ai që mendoj se është shpirti im, fryma ime, je vetëm ti!
Me fjalën "ti" emërtojmë atë që është përjashta? Mashtrohen ata që mendojnë kështu. Sepse, sikur të ishte kështu, që të mund njeriu ta shikonte vetveten nga jashtë do të duhej të mund të banonte jashtë vetvetes. Njeriu nuk mund të banojë jashtë vetvetes. Nga ky aspekt, mjafton që "uni" ta vërejë e ndiejë "ti"-
Një veli (mik i Zotit), meqë s’kishte mundur ta gjente një unë që do ta tregonte me gisht, s’kishte pas thënë dot "unë"... Prandaj, pretendimet për të ashtuquajturën vetvete, për egoizmin, janë zanat i sofistëve, i atyre që "të paqenën" e konsiderojnë "të qenë" (atë që "s’është" e konsiderojnë "është")... janë vetëm një mashtrim e iluzion i tyre... Sikur atë që ata e quajnë "unë", ta konsideronim se është, sikur të mund ta supozonim, atëherë nuk do të kishte mospajtime; më drejtë mospajtimi do të mbetej si mospajtim figurativ e jo mospajtim i mirëfilltë e i vërtetë. Kurse ne i themi s’është asaj që ata i thonë është dhe është asaj që ata i thonë s’është.
Iluzion do të thotë ta pranosh të paqenën, atë që s’është... Ata që botën e konsiderojnë se është nga kjo e paqenë, në të vërtetë Atë që është (Qenien e Vërtetë), në mënyrë imagjinare e konsiderojnë të paqenë; për ta kërkuar e hulumtuar terrin e shuajnë dritën; terrin e kërkojnë në terr.
Merr pakëz frymë, miku im! Mundohu t’i bësh vend vetvetes në veten tënde..! Ki mall për vetveten, gjëmoje vetveten..! Ti nga ti ke rënë në ti; e pra, ti sërish nga ti mund të ngrihesh në ti!
Pa shiko ç ’ thotë Nijazi Misriu:
Mendoja se botën e kisha brenda dhe se s ’ kisha mik
Kur e lash vetveten kuptova se s ’ kishte mbetur kush
Përfundimisht, njeriu duhet të kuptojë se s’ka mungesë tjetër përpos vetvetes dhe se duhet ta lërë të jashtmen e të mos përjetojë të paqenë brenda së qenës.
Nga turqishtja: mr. Rejhan Neziri