Mr. Rejhan Neziri
Falënderimet i takojnë All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, Udhëzuesit të njerëzimit, kurse përshëndetjet mbi Muhammedin a.s. i cili është dërguar si mëshirë për mbarë njerëzimin!
Në vitin e 12-të të pejgamberisë, i dëshpëruar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe bashkëshortes së tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet që ia bënin mushrikët e Mekkes e të rrethit të saj, Muhammedi a.s. qetësohet e ngushëllohet me ftesën që ia bëri All-llahu xh.sh. për t’u takuar me të në hapësirat e larta qiellore. Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit a.s., krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm.
Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi a.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine. Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhëtim nate prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kur’an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Në Kur’an një kaptinë e tërë quhet el-Isra, në ajetin e parë të së cilës All-llahu xh.sh. thotë:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi”.
Lexo artikullin e plotë në PDF.