Prof. Dr. Sejjid Husejn Nasr
Ç’ËSHTË SHKENCA ISLAME?
“E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej e në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka në dhe”
(Kur’ani, Taha, 6).
Ekziston një trup i një diturie të organizuar e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame jo pse është kultivuar nga ana e muslimanëve, por, për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të. Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el -‘ilm, ose nga fakti se një musliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj.
Shkenca islame buron nga Kur’ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njëjësisë (Tewhidit – Besimit në një Zot të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur’anore. Ajo është zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin, nga njëra anë dhe të shkencës, nga ana tjetër. Për më tepër se një milenium, shkencëtarët muslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën atë të cilën ne e quajmë shkencë islame.
Për ta kuptuar natyrën e kësaj shkence, para së gjithash me rëndësi është që këtë ta ndajmë nga zbatimi i saj në formën e teknologjisë, po bile edhe nga implikimet e saj etike. Edhe pse këto zbatime kanë një rëndësi të veçantë, ato duhen shqyrtuar veç e veç kur të trajtohen implikimet e kuptimit të shkencave të ndryshme islame. Para së gjithash duhet të pyesim se ç’është natyra e kësaj shkence dhe ç’janë karakteristikat që duhet t’i bart një trup i këtillë i diturisë që të mund të quhet shkencë islame?
Lexo artikullin e plotë në PDF.
Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri