Prof. Dr. Taha Xhabir al-Alvani
 

Korniza e një strategjie kulturore
 

 
Zhvillimet në vijim e sipër si dhe një sërë problemesh të mprehta idomos në planin intelektual me të cilat ndeshet sot Ummeti Islam, paraqesin një sfidë të njëmendtë për Islamin. Këtu qëndron edhe arsyeja se përse është kaq e nevojshme dhe urgjente përpjekja për të skicuar një alternativë intelektuale islame në rrafshin ideor dhe atë shkencor. Kjo, insha’allah, do të na ndihmojë në formulimin e një politike të qartë dhe të koordinuar për sa i përket transformimit kulturor të bazuar në parime të forta e në strategji të shëndoshë. Po ashtu na jep shpresë se kjo politikë do të çojë edhe në përfundime shkencore.
 
 
Gjendja aktuale në rrafshin intelektual
 
Gjatë shqyrtimit të gjendjes së sotme intelektuale në mesin e popujve muslimanë mund të identifikohen tri tendenca kryesore.
 
E para mund të karakterizohet si tendencë tradicionaliste e cila, përgjithësisht, mendimin tradicional të Ummetit e konsideron si të vetëmjaftueshëm dhe të aftë për t’u prezantuar ashtu siç është apo edhe me disa ndryshime të vogla. Kjo qasje pretendon se jeta intelektuale e Ummetit ka mundësi të formohet e të organizohet dhe se struktura e qytetërimit të tij mund të ngrihet mbi këtë bazë. Kjo tendencë shpesh quhet edhe autentike.
 
Lëvizja e dytë, mendimin dhe botëkuptimin bashkëkohor të Perëndimit, pra konceptet e tij lidhur me ekzistimin, jetën dhe njeriun, i konsideron si universale dhe se pa këto elemente nuk mund të krijohet ndonjë kulturë dhe qytetërim modern. Kjo tendencë pretendon se mendimi perëndimor duhet të adoptohet në tërësi dhe se çdo aspekt negativ që mund të rezultojë me këtë rast duhet konsideruar si një çmim të cilin gjithsesi duhet paguar në qoftë se dëshirojmë të ngremë një kulturë dhe qytetërim modern. Ky botëkuptim ndryshe quhet edhe modernist.
 
Lexo broshurën e plotë në PDF.


Origjinali: "Outlines of A Cultural Strategy"
Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri