Trajtimi i personalitetit shumëpërmasash të Ebu Hanifes dhe i pikëpamjeve të tij polisemike kërkon njohje të gjerë të jetës dhe të veprës së tij gjatë viteve 80-150 h./700-767 dhe njohjen e personaliteteve të tjera fikhore, akaidologjike dhe politike të kohës para tij, gjatë kohës së tij dhe pas tij.

Diskutimi detaj mbi parimet thelbësore të Islamit, në shekullin e dytë e të tretë hixhrij (VIII dhe IX gregorian), i ka sjellur dijetarët muslimanë deri te rezonimi filozofik mbi natyrën dhe atributet e Zotit dhe mbi raportet e tij ndaj njeriut dhe universumit. Si rezultat, u lind dituria e re e skolastikës muslimane e quajtur 'Ilm ul-kelam.

Studimi sistematik i historisë së mendimit klasik islam vë në spikamë disa individë, specialistë dhe disa shkolla klasike teologjike muslimane të niveleve më të larta intelektuale brendamuslimane dhe jashtëmuslimane, të pakalueshme deri në ditët tona.

Sipas harixhive, mu'tezileve, zejdijve, selefijve, shumicës së kelamistëve esh'aritë, dhe Ibni Hazmit prej dhahirijve, të cilët punën (kryerjen e obligimeve fetare) e konsiderojnë pjesë të pandashme të imanit, imani shtohet dhe pakësohet edhe nga aspekti sasior...

Gjatë historisë së akaidit islam janë përdorur shprehje të shumta dhe të ndryshme, varësisht nga dijetari, nga shkolla apo lëvizja e caktuar, kurse për të shprehur çështjet esenciale dhe joesenciale të akaidit islam.