Njeriu gjatë jetës shpesh ballafaqohet me periudha dhe ngjarje, para të cilave është i paaftë t’i përballojë, i paaftë të gjejë zgjidhje nga ajo ngarkesë labirinthi, posaçërisht nga ai labirinth primitiv, pranon idenë e ardhjes nga qielli të ndonjë njeriu ose ndonjë qenieje tjetër...

Zhvillimi i mendimit teologjik musliman, si në pikëpamje kuantiteti ashtu edhe në atë kualiteti, si në pikëpamje historike, ashtu edhe religjioze, politike e kulturore, ka kaluar nëpër kohë shumë të bujshme, të gjalla dhe mjaft interesante.

Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed ibn Salame El-Azdi, El-Hixhrij Et-Tahawij është lindur në fshatin Taha në Egjiptin e Epërm. Të parët e tij erdhën nga Jemeni në Egjipt dhe u vendosën aty kur Egjipti ra nën sundimin musliman. Ka mosmarrëveshje rreth datës së lindjes së tij.