Printo!
Kategoria: Akideh
Lexuar: 1250 herë

Dr. Ismail Raxhi el-Faruki

 

ESENCA E PËRVOJËS FETARE



I.   TEVHIDI  SI PËRVOJË FETARE
Në thelbin e përvojës fetare qëndron Zoti. Shehâdeti (pranimi i besimit islam; dëshmimi se nuk ka zot tjetër pos All-
llahut xh.sh. dhe se Muhammedi a.s. është i dërguari i Tij; dëshmia) nënkupton se nuk ka zot tjetër pos All-llahut xh.sh. Emri i Tij “All-llah” që thjeshtë nënkupton Zotin, zë vendin qendror në mendimin dhe në veprën e çdo muslimani. Prania e Zotit gjithnjë e mbush ndërgjegjen e tij dhe për të Zoti paraqet vërtet një obsesion të madh. Ç’do të thotë kjo?

Filozofët dhe teologët (kelamistët) muslimanë e kanë diskutuar këtë me shekuj të tërë në mes vete dhe përfundimisht çështja ka arritur kulmin në argumentet e Gazzaliut e të Ibni Sinasë. Sipas filozofëve problemi qëndronte në ruajtjen e rendit të gjithësisë (universit). Bota, pohonin ata, paraqet një kozmos (një sistem ku mbisundon rendi dhe ligji), ku gjërat ndodhin sipas një shkaku dhe ku shkaqet nuk mund të bëjnë pa efektet e tyre të caktuara. Nga ky aspekt, ata u bënë pasardhës të trashëgimisë fetare dhe filozofike të grekëve, të mesopotamianëve e të egjiptasve të vjetër. Krijimtaria e tyre qëndronte në bartjen e këtyre traditave nga kaosi në kozmos. Muslimanët kultivuan idetë më të larta lidhur me transcendencën dhe fisnikërinë e Qenies hyjnore, mirëpo ata nuk arritën ta kuptonin këtë Qenie si konsistente (të pajtueshme) me një botë kaotike.

Nga anglishtja:
Mr. Rejhan Neziri

Lexoni artikullin e plotë në PDF.