Kelami sunnit dhe kontraverzat teologjike
James Pavlin
Çështja e kelamit është e gjerë dhe përfshin shumë tema. Në pajtim me këtë, përgjigjja ortodokse (besimdrejte) për kelamin është e ngarkuar dhe diversitive. Që të përqendrohemi në vetë thelbin e përgjigjes ortodokse, metodologjinë dhe synimet e tij, është i domosdoshëm fokusimi në disa çështje të mëdha kontestuese teologjike në Islam. Në përgjithësi, këto çështje kanë të bëjnë me natyrën e Zotit dhe cilësitë e Tij. Kjo temë inkuadron nocionet sikur të Folurit e Zotit, çka është e lidhur për besimin në jokrijueshmërinë e Kur’anit dhe vullentit të Zotit, çka është e lidhur për besimin në krijueshmërinë e botës. Pjesa e komplikuar e këtyre kontraverzave është metodologjia me të cilën shpjegohet natyra e Zotit. Mutekel-
Dijetarët ortodoksë islamë, duke filluar me as’habët e Pejgamberit a.s., e kanë ruajtur besimin në qartësinë e Kur’anit të bazuar në ajetin e shtatë të sures së tretë. Ky ajet thotë se Kur’ani përmban ajete të qarta legjislative, të cilat besimtarët i pranojnë pa pyetje. Ajeti, më tej, thotë se vetëm ata që kanë lajthitje në zemra dhe të cilët dëshirojnë kundërshtim përpiqen t’i komentojnë ato ajete alegorike. Nëse i vështrojmë qëndrimet e dijetarëve më të vjetër ortodoksë, do të shohim se të gjitha njoftimet në Kur’an dhe në hadithin autentik, të cilat kanë lidhje me atributet e Zotit, bëjnë pjesë në kategorinë e ajeteve të paqarta dhe alegorike. Ky besim që ka lidhje me cilësitë e Zotit është i shpjeguar me thënien e Imam Malik ibn Enesit (vd. 179/795) të cilën e shprehi si përgjigje në pyetjen për të qenurit e Zotit në Fron. Tha se ngjitja e Zotit mbi Fron është mirë e njohur, por si ka ndodhur ajo, kjo nuk është e kuptueshme, dhe se besimi në të është detyrues kurse shtruarja e pyetjeve për këtë është novotari (al-
Përktheu: Nexhat Ibrahimi
Lexo artikullin e plotë në PDF.